KOLEGJI AAB, PJESË E PANAIRIT TË PUNËS, KARRIERËS DHE NDËRMARRËSISË, NJOFTON TË INTERESUARIT PËR MUNDËSITË QË OFROHEN
Kolegji AAB ka marrë pjesë në Panairin e Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022, që po mbahet në sallën “1 Tetori”. Të interesuarit janë njoftuar për mundësitë që ofron Kolegji AAB, si institucioni më i madh në vend dhe rajon për arsimin e lartë. Secili nga ta ka pasur rastin që të njoftohen detajisht në lidhje me programet e Kolegjit AAB, për nivelet bachelor dhe master.
Një numër i konsiderueshëm i vizitorëve mori pjesë, ndërsa patën pyetje në lidhje me punët praktike, trajnimet dhe aktivitetet që ofrohen në Kolegjin AAB.
Panairi është organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV).