Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Hallet e shqiptarëve dhe resortet e luftës brenda llojit

 

Po shoh shumë postime nga fronti opozitar në lidhje me prishjen e një resorti etj. Me tituj ”bombastik” se po sulmohet media e lirë etj. Jo ore jo nuk po sulmohet media, është totalisht ajo lufta mes llojit nga koha e Enver Hoxhës me Këllëzët, Dumet, Hazbinjtë, Shehët, Ngjelët. Këtë radhis më. Lufta karateristike brenda familjes dhe pikëpamjeve që gjoja emërtohen si liberale apo oportuniste. Tani me leje apo pa leje. Ka apo nuk ka leje etj.? Ka leje kur aty darkon i madhi dhe nuk ka leje kur i mbetet qejfi të madhit. Kaq. Ky është pikërisht provincializmi politik shqiptar. Prandaj kujdes me këtë theqafje akuzash mbi gjoja median e lirë. Media aty nuk është e lirë, është totalisht e blerë. Pa moral, ose me moralin e botës së kafshës se qeni leh aty ku ha. Nuk ka front kundër medias, por dhunë kundër iks a ypsilon personi që përbën sadopak jo kërcënim, por prishjen e humorit të njëshit, atij të madhit siç i thoshin dikur. Dhe nesër mos u habisni kur ky gjoja mediatisti profesionist a avangard i fjalës së lirë nesër të jetë aleat i parë i njëshit të madh. Keni shembull luftën e ashpër të klasave, intenimet etj. Ballukët sot, apo Këllëzët janë sot po prapë bashkëpunëtore të partisë. Pavarsisht varjes në litar, pushkatimit, internimit, janë rishtas bashkë.

Pra lufta mes Ramës dhe restortit në plazhin e Golemit, a një pronari gazete, televizioni etj., është lufta brenda llojit. Nesër shikoni kur të dënojnë publikisht edhe opozitarët e rinj si Top Channel-in a Erion Braçen. Mos u çudisni kur të shikoni furgonët e tatimores në ambjentet e Top Channel. Madje janë skupe sociale të mëdha për të mbuluar probleme po të mëdhaja. Këtë bën Vladimir Putini në Rusi. Këtë bën Llukashenko në Bjellorusi. Këtë bën Erdogani në Rusi. Janë taktika të përkryera të gjoja majtistëve se në te vërtetë nuk janë të tillë, janë thjesht diktatorë.  Problemi i shqiptarëve sot nuk është një resort në Golem të Kavajës. Problemi i shqiptarëve  është tjetër kund. Kurrë nuk e kuptuat se demokracia funksionon mbi një balancim pushtetesh. Kurse ju aty, nuk do të vi ai, punë madhe vjen ai tjetri nga lista. Që këtu mos prisni më demokraci. Mos fërkoni duart se, nuk ia ke futur serbit, por vëllait tënd, vetes. Ndërkohë aleancat që kërkon opozita me elementin e llojit nga lufta e klasave, të krijojnë përshtypjen e një revanshi total si i këtij lloji. Aleanca më fisnike është ajo me votuesin. Me shqiptarët. Me problemet e tyre që sot janë të shkatërruar, pa motivim, pa perspektivë, pa të ardhme. Shikoni shifrat e firove në shkolla, fakultete. Zonat rurale ku mungon akoma infrastruktura. Pagat diskriminuese dhe informale. Punën e pasiguruar etj. Shifrat janë alarmante për një regres total të një kombi të lashtë. Por nga ana tjetër minierë floriri për një opozitarizëm të gjallë social dhe jo ideollogjik. Janë kurse diametralisht të ndryshëm. Sepse i pari të sjell tek votuesi dhe i dyti tek qoka.

Please follow and like us: