Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk jena patriotë, as nacionalistë, as atdhetarë!

nga E. Kaceli Itali

Photo Ilir Shahini, It
 -Për të gjithë tradhëtarët si unë!
-Për të gjithë ata që shajnë tradhëtarët si unë!

Ju që rrini në bythë të oxhakut, shumicën e kohës pa dru zjarri, e pa tru në krye, ju i keni të gjitha! Keni patriotizmin, keni atdhedashurinë, jeni naconalistë!
Të gjitha këto i zhvilloni ndërsa shprushni në hì e shkruani “dokrra hìnit” kundër atyre shqiptarëve që patën guximin e pashoq me e lanë atë vend. Në atë vend ku mentaliteti turkoshak i 500 vjetëve, i përziem me edukimin marksist -leninist, filozofinë marksiste e dhunën proletare të diktatorit Enver Hoxha, vijon me e mbajtë peng deri në krim, në moszhvillim deri në tragjedi!

Nuk mundem me iu thanë atdhetarë, se kisha me i fye randë, të gjithë shqiptarët e famshëm në botë si Rita Ora, Dua Lipa, Xherdan Shaqiri, vëllezrit Xhaka, Kledi Kadiun, Prelocajn e famshëm, e mijëra djem, vajza, burra, gra, që u detyruan të largohen nga një vend ku dhuna fizike, psikologjike, morale, e materiale të detyrojnë me marrë rrugët e botës!
E kur këto vajza e gra, këta djem e burra, kanë sukses në botën e lirë në mjeksi, sport, shkencë, kulturë, art, a thjeshtë si qytetarë të lirë të botës së lirë, anatemohen e emërtohen duke i treguar me gisht: Tradhëtarë!

Nuk jam atdhetar as unë, jo! Nuk jam atdhetar si ju në bythë të hinit! Më qëlloni edhe mua si tradhëtar se lashë punën si gazetar e ndërtoj shtëpi në Itali!
Ç’dreq atdhetarit jam unë që dy djemve iu kam mësuar shqip krahas italishtes! Iu kam dhënë shkollë e po bëhen dikush në Itali! (Jo vetëm, unë por mijëra të tjerë si unë, e më të mirë se unë!)
Në Shqipëri rrinë atdhetarët e vërtetë! Patriotët e hìnit, shqiptarët e vërtetë, djemtë i mësojnë të merren me drogë, me vrasje, me e pa kanun në dorë, me rrahje grash e mosrespektim të tjetrit e të jetës së tjetrit!
Shqiptari i vërtetë, ai i sotshmi që ju predikoni si atdhetar, si patriot, si nacionalist është:
Vrasës, drogaxhi, hajdut, kriminel, vrasës, dhunues femrash, apo politikan dallkauk e i korruptuar deri në palcë i tipit të Taulant Ballës, Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës… Se nuk po flasim për akademikët e shquar atdhetar si tipi i Skënder Gjinushit& CO.

Na nuk jena as atdhetarë, as patriota, as nacionalista! -sipas të gjitha statistikave të viteve të fundit, më shumë jemi jashtë atdheut se sa keni mbetë brenda tij!
Natyrisht, ne që kemi ikë, jemi shumica tradhëtarë, ndërsa ju që keni mbetë, pakica që shan ne, (me moshën mesatare që po iu rritet dita -ditës), jeni atdhetarët e vërtetë që mbani gjallë kastën e plehrave të politikës që ju sundon, ju shtyp ju, e ne na detyron të ikim përditë!

Unë nuk jam atdhetar! Se nisem prej Italisë, për dy fotografi në Divjakë, Lezhë, Shkodër, Krujë, etj. për me i tregua botës ku jetoj se Shqipëria është ndryshe!
Shqipëria mund të jetë ndryshe, por shqiptarët që shajnë shqiptarët e tjerë, kam dyshimet e mija fort të mëdha, se kanë me arritë me u ba njerëz ndonjëherë!
Ju që na shani, nuk jeni tjetër veçse do cmirëzinj, që suksesi i shqiptarëve në botë iu tregon sa mbrapa keni mbetë për shkak të injorancës tuaj të thellë, për shkak të psikologjisë turkoshake, bajraktareske, enveriste, marksiste, komuniste, me të cilën iu kanë ushqyer qysh me vdekjen e Skënderbeut, nga brezi në brez!
Ju kujtoni se jeni kuq e zi, por në fakt iu ka mbetë vetëm e zeza në shpirt e në mendje!
E më vjen thellësisht keq!
Please follow and like us: