Albspirit

Media/News/Publishing

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën e 69-të të OKB-s që dënon shkeljet e të Drejtave të Njeriut në Iran

Znj. Maryam Rajavi:

  •     Dosja e krimeve të regjimit duhet t’i përcillet Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të marrë masa parandaluese. Drejtuesit e regjimit duhet të ndiqen penalisht.
  • Udhëheqësit e regjimit, veçanërisht Ali Khamenei, Ebrahim RaisiGholam-Hossein Mohseni-Eje’i dhe Mohammad Bagher Ghalibaf, kanë qenë të gjithë të përfshirë në krime kundër njerëzimit dhe gjenocid që nga vitet 1980.
  • Me një histori të gjatë masakrash dhe krimesh kundër njerëzimit, regjimi duhet të dëbohet nga OKB-ja dhe agjencitë e saj, ambasadat e tij duhet të mbyllen dhe agjentët e tij duhet të dëbohen.
  • Duke patur parasysh dënimet me ekzekutim për të burgosurit e kryengritjes, OKB-ja duhet të veprojë menjëherë. Misioni ndërkombëtar për mbledhjen e fakteve duhet të vizitojë burgjet dhe të flasë me të burgosurit sa më shpejt të jetë e mundur.

Sot, më 15 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e gjashtëdhjetë e nëntë të Kombeve të Bashkuara që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, me 80 vota pro dhe vetëm 29 kundër. Përpjekjet e aleatëve të regjimit dhe shkelësve të tjerë të të drejtave të njeriut për të parandaluar miratimin e rezolutës dështuan.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Pavarësisht të gjitha mangësive të saj, kjo rezolutë tregon qartë se ky regjim shkel në mënyrë të skandaloze pothuajse të gjitha të drejtat e parashikuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve si dhe shumë ligje dhe traktate të tjera ndërkombëtare.

Ajo shtoi: Ky regjim ka qenë vazhdimisht i përfshirë në krime kundër njerëzimit dhe gjenocid prej më shumë se katër dekada. Këto krime përfshijnë ekzekutimin masiv të të burgosurve politikë në vitet 1980, masakrën e popullit të Kurdistanit, masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988, masakrën e protestuesve gjatë kryengritjes së nëntorit 2019, shtypjen e kryengritjes aktuale mbarëkombëtare që ka lënë 700 të vdekur, mes tyre 70 fëmijë, dhe ekzekutimet kriminale të të burgosurve të kryengritjes mbarëkombëtare (tani në muajin e katërt). Udhëheqësit aktualë të regjimit, duke përfshirë liderin suprem Ali Khamenei, presidentin e tij Ebrahim Raisi, kreun e gjyqësorit Gholam-Hossein Mohseni-Eje’i dhe kryetarin e Majlis-it (Parlamentit) Mohammad Bagher Ghalibaf, janë përfshirë drejtpërdrejt në këto krime që nga viti 1980. Ata ekzekutuan, ndër të tjerë, 44 të burgosur në gjysmën e parë të dhjetorit me qëllimin për të përhapur një atmosferë terrori dhe frike dhe për të parandaluar vazhdimin dhe zgjerimin e kryengritjes.

Zonja Rajavi përsëriti se për të parandaluar ciklin e krimit dhe terrorit, dosja e shkeljeve brutale të të drejtave të njeriut nga ky regjim duhet t’i përcillet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për miratimin e masave detyruese dhe parandaluese. Drejtuesit e regjimit duhet të sillen para drejtësisë.

Presidentja e zgjedhur e NCRI përshëndeti përsëri dëbimin e regjimit mizogjinist të mullahëve nga Komisioni i OKB-së për Statusin e Grave (CSË) dhe vuri në dukje se ky regjim, i cili është një njollë për njerëzimin bashkëkohor, duhet të dëbohet nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë dhe institucionet e tjera. Ajo theksoi se nuk ka asnjë justifikim për marrëdhënie ekonomike, politike dhe diplomatike me regjimin. Prandaj, ambasadat e tij duhet të mbyllen dhe agjentët e Ministrisë së Inteligjencës dhe agjencive të tjera të spiunazhit dhe represionit duhet të dëbohen.

Duke iu referuar dënimeve me vdekje dhe me burgosje afatgjata nga ana e gjyqësorit të regjimit për të burgosurit e arrestuar gjatë kryengritjes, zonja Rajavi bëri thirrje për veprim të menjëhershëm nga Kombet e Bashkuara për të shpëtuar jetën e tyre dhe theksoi se misioni ndërkombëtar për mbledhjen e fakteve, i shoqëruar nga përfaqësuesit e Rezistencës Iraniane, duhet të vizitojnë burgjet dhe dhomat e torturës në Iran sa më shpejt të jetë e mundur dhe të flasin me të burgosurit, veçanërisht ata të arrestuar gjatë kryengritjes më të fundit mbarëkombëtare.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris)

Please follow and like us: