Albspirit

Media/News/Publishing

EKSPERTI PËR LËVIZJEN E LIRË TË MALLRAVE, GURAKUQ KASTRATI ME PREZANTIM NË “GUEST SPEAKER” TË KOLEGJIT AAB

Për të folur në lidhje me ”Legjislacionin dhe Standardet Evropiane për produkte”, eksperti për Lëvizjen e Lirë të Mallrave, Gurakuq Kastrati, ka bërë një prezantim para studentëve të nivelit master të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB.

Ky prezantim është mbajtur në muajin e “Guest Speaker”, ndërsa është udhëhequr nga profesorët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Prof. Pranvera Dalloshi dhe Prof. Donat Rexha, të lëndës “Ligjet dhe Rregulloret Evropiane të Biznesit”.

Kastrati, theksoi se standardizimi i produkteve dhe plotësimi i kërkesave për konformitet sigurojnë mbrojtjen dhe shëndetin e konsumatorit. Studentët shprehën interesim në lidhje me rëndësinë e markimit CE për grupet e produkteve që e kanë të detyrueshme.

Në këtë rast, Kastrati shpjegoi përmes shembujve praktik, ndikimin dhe rolin që luan kjo fushë në jetën e konsumatorit.

Eksperti për Lëvizjen e Lirë të Mallrave, Gurakuq Kastrati me prezantim në “Guest Speaker” të Kolegjit AAB

Please follow and like us: