Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Carpe diem – Jetoje momentin!

“Njeriu është pjesë përbërëse e të gjitha dimensioneve paralele të Universit”, Vlora Obertinca.
“Jeta e përditshme na e imponon një mostër të kurdisur të rrjedhave ditore e me to edhe mendimin e programuar. Rrallë herë na rastis të ndalojmë për një moment, mos të mendojmë asgjë, vetëm ta sodisim rrethin ku jemi, ta shijojmë atë pamje dhe ta jetojmë momentin. Le që rrallë na rastis kjo qasje e mendimit të tillë, por që fatkeqësisht nuk na ka mësuar askush se si ta krijojmë vetë skenarin e jetës, ashtu që në momentet e boshllëkut të mendimeve ta programojmë të ardhmen më të bukur për veten tonë. Lëshim i madh, mos mësimi i këtyre leksioneve të jetës dhe mos kalimi i tyre prej gjenerate në gjeneratë duke qenë që, të parët tanë të hershëm kur e populluan tokēn, erdhën me këto dituri metafizike.
Fraza “Carpe diem”,- “ kape ditën”, marrë nga odet e poetit romak Horace, shkruar mbi 2000 vjet më parë, në esencë do të thotë jetoje momentin dhe nga ai moment krijo të ardhmen.
Çuditërisht romakët para 2000 vjetëve e kanë ditur sekretin, se si ta krijojnē të ardhmen duke kapur momentin e tashëm.
E ne shqiptarēt, me një gjuhë ndër më të vjetërat në trungun e gjuhëve botërore, kemi ditur ta ruajmë xhubletën 4000=vjeçare për ta futur në UNESCO, por jemi asimiluar nga popujt dhe kulturat ardhacake, kemi humbur esencën e diturive metafizike që kanë të bëjnë me krijimin e jetës në bazë të ligjeve të Universit!
Mësime këto që po deshifrohen sot nga neuro-shkencëtarët amerikanë, të cilët po mrekullohen nga këto dituri antike, të cilat me përpikmëri shpjegojnë lidhshmërinë e njeriut me Universin deri në atome dhe fotone.
Nuk është vonë kurrë të mësojmë se si ta jetojmë jetën më mirë. Thënia ‘Carpe diem – Jetoje momentin’… sot më aktuale se kurrë”.
Please follow and like us: