Albspirit

Media/News/Publishing

Enrieta SINA: “MASAKRIM” I KENGES “PYES LOTIN”

Autorja e tekstit të këngës “Pyes lotin” dhe kompozitori padisin Elsa Lilën

 

-Vetëm në Shqipëri ndodhin çudira të tilla

Festivalet në televizion i kam ndjekur më tepër për të parë nëse rritej niveli i teksteve të këngëve dhe mbështeteshin artistikisht nga kompozitor dhe orkestrues, po interpretuesi ishte në përshtatjen

që e mendoja dinjitoze apo mjafton të mbushej kënga…

Çdo interes u zbeh kur u ndodha para skandalit kur pashë dhe dëgjova se kënga “Pyes lotin”, fituese e Festivalit në RTSH e vitit 1996 ishte diskrimiminuar e masakruar në mënyrë të tillë të pabesueshme. Teksti im si i menduar nga ata që gatuan atë performancë të “re” të këngës, ishte shpërfyturuar dhe nuk po ndjeja atë muzikë që të rrënqeth kur e dëgjon, të jep jo thjesht frymëzim por shpirt. Tani, thashë me vete, kërkojnë t’i marrin dhe shpirtin këngës. E revoltuar (atë natë isha dhe e sëmurë), nuk dija ç’të bëja. Çdo këngë më vete është një vepër që ka autorësinë e saj.

Ishte njësoj për mua si dikush të më merrte një tregim apo novelë dhe të ndryshonte diku faqe, duke mos më pyetur dhe e quajtur atë libër të tij. Çudira të tilla ndodhin vetëm në Shqipëri. Kaq të pavemendshëm ishin drejtori i festivalit dhe organizatorët? Kaq e pavëmëndshme këngëtarja Elsa Lila, por e shfytëzoi atë duke kujtuar interpretimin e vitit 1996 ku e gjithë salla shpërtheu në duartrokitje. Por, kënga nuk ishte pronë e saj të bënte si të donte. Kish komponentët ndofta më të rëndësishëm që e bënë atë këngë hymn. Ishte muzika e papërsëritshme e kompozitorit të talentuar Valentin Veizi dhe teksti im, Enrieta Sina, tekst i cili mbështeti kompozimin dhe u interpretua aq bukur në atë Festival, nga këngëtarja jonë shumë e re, që ngjiste për të parën herë ato shkallë, Elsa Lila. Në atë festival Alqi Boshnjaku ka qënë redaktor letrar.

Me plotë të drejtë do të ndjekim rrugën ligjore për këtë cënim të të drejtave të autorit, në emrin e kompozitorit dhe timin, me qëllim që jo vetëm mos të transmetohet kjo performancë e Elsa Lilës dhe Capital T…, por të mbajnë përgjegjësi ligjore të plotë për këtë veprim antiligjor.

Bashkëpunimi realizohet brenda harkut kohor deri në dorëzim të këngës dhe pas aprovimit të saj dhe daljes në publik, pas kësaj, sido që të jetë askush nuk ka të drejtë të cënojë apo të aludojë për të “drejta” se mund të arrijnë të bëjnë diçka më të mirë, duke mos përfillur kompozitorin dhe autorin e tekstit. Kënga është art me komponentet e saj të plotë. Ajo është një këngë e admirueshme nga të gjithë, me mesazhe të përcaktuara përcjellëse dhe vlera artistike të dukshme.

Mungesa e përgjegjësisë sjell zhgënjim tek autorët por dhe artdashësit. Kam marrë dhjetra telefonata ku qytetarët e mbajnë këtë këngë si të veçantë dhe aktuale dhe në ditët e sotme pas njëzet e gjashtë viteve dhe këtë të veçantë del dikush dhe e copëton, kërkon ta “rrëmbejë” për të marrë duartrokitjet e spektatorit dhe artdashësve…

Elsa Lila dhe Capital T apo kushdo qoftë që e gatoi këtë çorbë si ka dashur vetë duke injoruar kontaktin të patjetër me kompozitorin e talentuar me zë brenda dhe jashtë vendit dhe autorin e tekstit, jo vetëm që e ka denigruar imazhin dhe vlerën e këngës, por Elsa Lila në mënyrë të habitshme me një kurajo të paimagjinueshme ka publikuar në SPOTIFY, si gjigand të pronovimit të muzikës botërore këngën si krijim të saj (Written Elsa Lila), një shkelje flagrante që i është bërë këtij krijimi muzikor, kësaj kënge në tërësinë e saj që sjell përgjegjësi shumë serioze para ligjt të Copurigh (të drejtës së autorit). Dhe kjo me të drejtë quhet një çmënduri. Këtë shqetësim sigurisht po ia drejtojmë dhe Agjencisë së shoqatës së autorëve Shqiptare (ALBAUTOR), e cila ka një bord drejtues që i përket krijimtarisë, problemeve të saj dhe trajtimit ligjor të tyre.

Që mos të përsëriten skandale të tilla po ndjekim rrugën ligjore, pra ballafaqim me ligjin zyrtarisht, për të mbajtur të pastër atë këngë “Pyes lotin”, të dhjetor 1996, aq të dashur për të gjithë dhe për t’u

treguar të papërgjegjshmëve se arti nuk është han më dhjetë porta e mund të shihet si të vijë për mbarë.

Ju drejtuesit e këtij Festivali bëni ballafaqim dhe shikoni ndryshimin!? Fatkeqësi që nuk njihni ligje dhe vlera, por papërgjëgjësi dhe verbëri. Por, ne nuk mund të mbajmë sytë mbyllur para një skandali të tillë ligjor.

Please follow and like us: