Albspirit

Media/News/Publishing

Si të aplikoni për vizë pune në Kanada

Ja si të aplikoni për vizë pune në Kanada

Kanadaja është ende vendi më i preferuar në botë i emigrantëve. Për aq kohë sa ju jeni një person i aftë dhe i gatshëm për të mësuar, punëdhënësit do ju marrin në biznesin e tyre dhe në fund, ju lejoheni të hyni në Kanada. Vendi ofron mundësi të panumërta për punëtorët e kualifikuar nga çdo cep të botës. Një punë me paga të larta, norma e ulët e taksave dhe shërbimet shëndetësore me cilësi të lartë dhe të arsimit, e bëjnë Kanadanë vendin më të mirë në botë për të jetuar
Por mënyrat më të lehta për të mbërritur në Kanada nuk janë të aksesueshme për shumicën e njerëzve. Duhet të jesh i pasur, i aftë dhe pak a shumë artist. Por shumica e njerëzve që duan të vijnë në Kanada nuk janë të pasur apo artistë dhe shumica e tyre nuk janë të arsimuar apo të kenë përvojë pune. Atëherë si mundet një person të emigrojnë për në Kanada?

5 – Leje pune me ofertë

Nëse jemi gjysmë i kualifikuar ose i aftë, pra me studim universitar për shumicën e njerëzve mënyra më e thjeshtë për të shkuar në Kanada është të marrin një leje pune. Por ka dy probleme. Së pari, duhet të bindësh një punëdhënës kanadez që të të japë një punë si qytetar kanadez apo si banor i përhershëm.

Së dyti, punëdhënësi yt duhet të bindë Burimet Njerëzore në Kanada pse ata duan të punësojnë një të huaj dhe jo një kanadez në punën e tyre.

4 – Martesa me kanadeze

Të kesh një partner/e kanadeze është mënyra më e lehtë për të shkuar atje. Por ka raste kur martesat bëhen vetëm për të marrë nënshtetësi kanadeze. Pra bëni mirë që martesa juaj të jetë reale, pasi institucionet atje do t’ju kontrollojnë për një periudhë 2-vjeçare nëse marrëdhënia është e vërtetë.

3 – Të jetosh me asistencë

Rruga më e lehtë në Kanada për këdo që nuk është punëtor i kualifikuar është programi me asistencë. Vetëm me shkollë të mesme, një ofertë pune dhe një trajnim 6-mujor ose 1 vit përvojë përkujdesjeje, mund të marrësh lejen e punës. Ka shumë agjenci që marrin punonjës të mundshëm të huaj. Kanadaja u jep një ndihmë të veçantë atyre që kanë marrë pjesë në këtë program.

2 – Leje studimi

Nëse ti, ose prindërit e tu mund ta përballojnë, nuk ka mënyrë më të mirë për të emigruar në Kanada se sa nëpërmjet studimeve atje në kolegje ose universitete. Kanadaja ofron shumë programe dhe disa nga universitetet në Kanada konsiderohen si më të mirat në botë. Kolegjet që ofrojnë shumë praktika edukimi janë një tjetër opsion. Gjëja më e mirë: provincat kanadeze ofrojnë leje qëndrimi për të diplomuarit. Dhe duhet të tregoheni të gatshëm për të punuar në provincën ku qëndroni.

1 – Vizë vizitori

Në qoftë se e vetmja mënyrë që të vini në Kanada është me një ofertë pune dhe leje pune, mënyra më e lehtë për të ardhur në Kanada është për të marrë një vizë vizitori, nëse keni nevojë për një të tillë, dhe për të kërkuar një punë, ndërsa ju jeni këtu. Ju nuk mund të punoni në Kanada duke përdoru vizë vizitori. Por ju mund të komunikoni me punëdhënësit tuaj potencialë për një punë në të ardhmen. Por duhet të gjeni një arsye tjetër për çfarë keni shkuar në Kanada, pasi vështirë se një roje kufiri t’ju lërë të kaloni nëse i thoni për të kërkuar punë. Më mirë thoni që do vijmë në Kanada për të parë vendet e bukura.

Këto janë tre mënyrat e tjera për të shkuar në Kanada, nëse kualifikohesh:

Programet e biznesit ose investimit të emigrantëve ku emigrantët në fakt blejnë vendbanimin e tyre të përhershëm, duke krijuar ose investuar në një biznes dhe në krijimin e vendeve të punës.

Punëtor i aftë ose programe tregtie të vlefshme, që janë të hapura për të zgjedhur disa njerëz. Aty lejohen vetëm 3 mijë njerëz në vit. Ky program vlen vetëm për pak profesione dhe kërkon shumë arsimim dhe eksperiencë

Së fundmi, ka disa profesione të zgjedhura që nuk kërkojnë viza për të hyrë në Kanada për të punuar dhe një kategori të veçantë për qëndrim të përhershëm për disa nga këta njerëz të vetëpunësuar si artistë.

Dhjetë gjërat që kanadezët dinë të bëjnë më mirë

Çdo shtet ka disa karakteristika për të cilat është më tepër i njohur. Më poshtë do ju paraqesim një pjesë të karakteristikave më të njohura të Kanadasë. Kanadaja është një komb, i cili është i rrethuar nga bukuri të rralla natyrore, prosperitet të mjaftueshëm dhe talente të mëdha.

Por Kanadaja është shumë më tepër se sa një dhomë e thellë, infrastrukturë e shkëlqyer, banka të respektuara, pamje të mrekullueshme të ujëvarës së Niagarës, raportimet e shpejta të mediave kur një kryetar bashkie thyen ligjin dhe pi duhan. Ky vend vërtetë mund të krenohet për të gjitha gjërat që posedon.

Ja dhjetë gjërat që kanadezët dinë të bëjnë më mirë dhe janë më të njohur:

1-Të kërkosh të falur

Në çdo vend të botës dëgjon shpesh të të kërkojnë të falur në mënyra të ndryshme, por Kanadaja mban rekord për këtë gjë. Në çdo cep të Kanadasë dëgjon “më fal” në një mënyrë tepër të sjellshme.

2-Liqenet dhe shtëpitë jashtë qytetit

Kanadaja është shteti, i cili ka më shumë liqene se çdo shtet tjetër. Numërohen rreth tre milionë liqene në të gjithë Kanadanë, ku vetëm provinca e Otarios numëron rreth 250 mijë të tillë.

3-Të qëndrosh në vendet ku bëhen filmat

Kanadaja është vendi ku xhirohen më tepër filma të Hollivudit.

4-Ajri

Sipas studimit të fundit, të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetit, Kanadaja renditet në vendin e tretë, për nga pastërtia e ajrit.

5-Humori

Kanadezët njihen si njerëz tepër të qeshur dhe me sens humori. U pëlqen shpesh të bëjnë batuta dhe të qeshin.

6-Çokollatat e mëdha

Çokollatat në Kanada janë më të mëdha se në çdo vend tjetër të botës, si dhe më me shumë kalori.

7-Vendet ku mund të bësh ski

Në Colorado, Utah, Wyoming dhe Vermont pluhuri mund të të verbojë sytë, por jo në Kanada. Në Kanada ndodhen vendet më të bukura dhe më të përshtatshme për të bërë ski.

8-Marka kombëtare

Asnjë markë nuk është aq e bukur sa gjethja e panjës në Kanada, më të cilën kanadezët identifikohen.

9-Ushqimi në autostrada

Bën udhëtime të gjata dhe ju merr uria? Atëherë mund të ndaloni në restorante të tilla si “Alberta” ose “Manitoba”, pasi aty mund të gjeni ushqim shumë të shijshëm.

10-Fjalë dhe terma të mrekullueshme

Kanadezët përdorin fjalë shumë të bukura për të emërtuar ose shprehur gjërat. Për shembull, monedhës dy dollare ata i thonë “Toonies” ose në qoftë se dikush bën ndonjë budallallëk ata thonë “given the gears”.

Please follow and like us: