Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Bega: Diej pa ngjyrë…

 

Nxirre shpirtin jashtë,

dhe hesht!

Të mendoj kur buzëqesh,

pas frazash,

Lexon,

dhe urren orët

…Ëndërr/bërë,

të arrijmë,

atë ç’ka do,

dhe dua!

Në një qytet,

Ku nuk ndryshon asgjë…

Ky është mallkimi i shpirtit të lirë?

Me këtë dilemë rritemi,

unë dhe ti,

Diej pa ngjyrë…

Please follow and like us: