Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Marrëveshja është arritur

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar se marrëveshja për reformën në drejtësi është arritur. Është rënë dakord që ONM të ketë rol rekomandues, tha Basha duke shpallur kështu fitoren e linjes së opozitës.

Basha tha se pata komunikim me partnerët amerikanë dhe europianë të cilët konfirmuar kërkesat e opozitës.

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ka pranuar që ONM të ketë rol rekomandues në procesin e vettingut.

Basha tha se kjo është fitore për të gjithë shqiptarët nga Kryeministri deri te qytetari më i thjeshtë.

PD është e gatshme të bashkojë votat për draftin kushtetues për dy cështje te zgjidhura sipas dakordësisë me komisionarin Hahn, tha shefi i opozites, Lulzim Basha.

Please follow and like us: