Malltezi mbështet Bashën për qëndrimet ndaj Reformës në Drejtësi
Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka mbështetur kontributin e kryedemokratit Lulzim Basha në reformën për Drejtësi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se Basha u dëshmua si një lider në diskutime dhe partner serioz dhe jo palaco cirku që fshihet pas të huajve dhe bie dakort me atë që thotë Soros.
“Respekt per kontributin e PD dhe Bashes ne reformen per drejtesi. U deshmua Lider ne diskutime dhe partner serioz dhe jo palaco cirku qe “fshihet pas gaxhoit” (te huajve) dhe bie dakort me ate qe thone te huajt (Soros) si nje Republike bananesh.”, shkruan Malltezi
Në postimin e tij, Malltezi thekson se falë PD-së dhe Bashës sot dimë që 2 draftet e servirura nga ekspertët e huaja, apo sic i quan ai të Sorors, ishin antikushtetuese dhe anti-europiane. Gjithashtu, ai thekson se falë Bashës son nuk ka më byro hetimi si lodër e Ramës apo Tahirit. Për këtë arsye Malltezi shprehet se Basha meriton nje lavderim publik se kane qendruar ne anen e drejte te interesit publik te Shqiptareve.