Ilirian Zhupa: POROSI FËMIJËVE
Bashkë me të dashurën mbrëmjeve dhe netëve
U japim fëmijëve këto porosi:
– Vishni sandalet e lehta prej gjethesh
Dhe bridhni nën shi.
Këmishët e holla si tymi i cigares
Zhvishini te porta t’i rrëmbejë juga,
Merrni në trup gërvishtje dhe plagë –
Tatuazhe të bukura.
Kapërceni pragjet dhe rendni te muzgjet,
Humbni në dhjetor dhe shfaquni në maj,
Përgjigjuni gjyshes që thotë: “U marrtë djalli!”,
Se s’patë askund djaj.
Please follow and like us: