Ismail Xhaferi: Asgjë nuk është si më parë
Tani gjithçka ka ndryshuar,
Asgjë nuk është si më parë,
Madje edhe plaku i Vitit të Ri,
S’vjen për të dhënë, po për të marrë.
Edhe dashuria ka dalë në treg,
Nuk ka më shpirt, nuk ka me prush,
(Kujdes or mik kujdes,
Sa herë të buzëqesh dikush)!
‘Atdhetarë’ kanë mësyrë facebook
Zot na ruaj nga këta patriotë!
Ndërsa atdheut, ah atdheut,
I mblidhen në grykë ca lotë.
Edhe politikanët janë shtuar ndjeshëm,
Si njollë në trupin e atdheun tim
Askush nuk mund t’i japi një zgjidhje
Kjo ështe sëmundje pa shërim.
Vështirë të gjesh një njeri të mirë,
Vështirë të gjesh dikë qė të do,
Tani zemra mund të jetë gjithçka.
Por zemër, jo.
Tani gjithçka ka ndryshuar për keq,
Ka ndryshuar shoku dhe miku,
Heronjtë i zbritën nga piedestalet,
Në vendin e tyre ështe ulur i ligu.
O shpirt njerëzor, pastrohu nga ndryshku!