Albspirit

Media/News/Publishing

Misteri 40-vjeçar, çfarë ndodhi me “vajzën e Vatikanit”, Emanuela Orlandi?

Vatikani ka rihapur së fundmi një hetim në lidhje me zhdukjen e 15-vjeçares Emanuela Orlandi në qershorin e vitit 1983. Publikimi i dokumentarit “Vatican Girl” nga Netflix muajt fundit, ka ushtruar një presion në rritje mbi Kishën KatolikeOrlandi ishte vajza e një punonjësi të Vatikanit dhe jetonte brenda mureve të qytetit-shtet. Ajo u zhduk në verën e gati 40 viteve më parë, teksa po kthehej në shtëpi nga një kurs muzike në Romë. Ja cilat janë disa nga teoritë më të spikatura rreth zhdukjes së saj.

Teoria e lidhjes Orlandi-Agça

Mehmet Ali Agça ishte një turk, anëtar i një grupi paraushtarak të krahut të djathtë, që u dënua dhe burgos për atentatin ndaj Papa Gjon Palit II në vitin 1981. Agça pretendoi dikur se Orlandi ishte rrëmbyer nga agjentët bullgarë të Ujqërve Gri, një organizatë rinore ultra-nacionaliste, neofashiste turke, anëtar i së cilës ishte edhe ai vetëGjatë një intervistë dhënë nga burgu për televizionin shtetëror italian, RAI, ai tha se Orlandi ishte gjallë dhe nuk ishte në rrezik. Në mesin e viteve 2000, gjykatësi Ferdinando Impozimato tha se bazuar në atë që kishte mësuar për Ujqërit Gri, Orlandi mund të bënte një jetë normale, e integruar në mënyrë të përkryer në komunitetin mysliman. Përveç kësaj, familja Orlandi mori edhe një telefonatë që kërkonte lirimin e Agça në këmbim të Orlandit. Megjithatë, nuk u dha asnjë informacion tjetër.

Teoria e skandalit seksual të Vatikanit

Dokumentarët e shumtë mbi zhdukjen e Orlandit, eksplorojnë mundësinë që Vatikani të jetëpërfshirë ose të ketë pasur dijeni mbi zhdukjen e saj. Në majin vitit 2012, prifti 85-vjeçar dhe ekzorcisti At Gabriele Amort, pretendoi se Orlandi ishte rrëmbyer nga policia e Vatikanit për tu përdorur gjatë festave seksuale. Ai shtoi se më pas ajo u vra. Amort tha gjithashtu se një ambasadë e huaj, emrin e të cilës nuk e përmendi, ishte përfshirë në zhdukjen e saj. Në dokumentar, një mik i fëmijërisë së Orlandit pretendoi se adoleshentja ishte sulmuar seksualisht nga “një njeri shumë pranëPapës” disa javë para se ajo të zhdukej. Orlandi u zhduk pak ditë pasi i tregoi mikut të saj mbi ngjarjen e supozuar. Dokumentarët e çojnë teorinë më tej dhe sugjerojnë se ajo mund të ishte dërguar në një manastir në Londër. Një dosje e zbuluar e Vatikanit tregon shpenzimet qëndrimit të Orlandit në një manastir në Londër për gati 15 vjet.

Teoria e krimit të organizuar

Antonio Mançini, një anëtar i organizatës kriminale “Banda della Magliana, la të kuptohej gjatë një interviste dhënë në vitin 2011, se rrëmbimi i Orlandit ishte vetëm një nga aktet e shumta që kreu banda kundër Vatikanit. Sipas Mançinit, ai akt u ndërmor për të detyruar kthimin e shumave të mëdha të parave që i kishin dhënë hua Bankës së Vatikanit. Sipas kësaj teorie, Orlandi ishte e lidhur me kreun e bandës Enriko De Pedis, i cili vdiq në 1990. Në vitin 2005, një telefonatë anonime në programin televiziv italian Chi lha visto?”, tha se varri i De Pedis përmbante prova që do ta ndihmonin policinë të kuptonte se çfarë ndodhi realisht me Orlandin. Përveç kësaj, një nga ish të dashuratt e De Pedis, deklaroi se ai i kishte rrëfyer një herë se kishte rrëmbyer Orlandin. Në vitin 2012, policia italiane hapi varrin e Pedis dhe mori mostrat e ADN-së. Gjithsesi, nuk u gjetën të dhëna që lidhin De Pedis me Orlandin. Ne lidhje me rihapjen e kësaj çështje, drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Mateo Bruni tha se po zhvillohet në përgjigje të “disa kërkesave të bëra nga familja”. / Newsweek – Bota.al

Please follow and like us: