Albspirit

Media/News/Publishing

Bregu: PD do të votojë versionin e përmirësuar të draftin final BE/SHBA

Partia Demokratike do ta votojë Reformën në Drejtësi. Kjo ka qenë dhe është thirrja ime deri në momentin e votës nesër, deklaroi deputetja e PD-së, Majlinda Bregu pasditen e sotme në një postim në statusin e saj ne Facebook .

Që në krye të radhës, deputetja Bregu pohon se: “ Ja ku mbërritëm atje ku duhej. Sot jam edhe më e bindur se kam vepruar drejtë bashke me kolegët, sa herë kam thënë se nuk duhet të ketë më asnjë lëkundje për votën pro reformës në Drejtësi, pro Shqipërisë, pro shqiptarëve. Drafti final që do të votohet nesër është versioni i përmirësuar nga ekspertët e PD, por nuk do ishte i tillë pa mbështetjen e pakursyer të aleatëve të Shqipërisë, SHBA dhe BE.  “Ndaj, nesër Partia Demokratike do të jetë në Parlament, për t’i thënë PO me votë Reformës në Drejtësi. Vota pro reformës në drejtësi është votë pro Partisë Demokratike, pro Shqipërisë, pro shqiptarëve. Kjo është kohë e përplasjes së të vërtetave. E atyre të vërtetave të thjeshta që duan shqiptarët, si garanci për të besuar se ky vend nuk ka marrë fund!. Kush voton për drejtësi është gjithmonë në kahun e drejtë të historisë!”, shkruan Bregu.

Please follow and like us: