Albspirit

Media/News/Publishing

Hoxhaj: Italia, një ndër partneret kryesore të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Hoxhaj i uroi ambasadorit Sardi mirëseardhje në misionin e ri në Kosovë. Ai e njohu ambasadorin Sardi me progresin, forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për proceset e tjera të rëndësishme në politikën e jashtme kosovare.

Ministri veçoi angazhimin e fuqishëm të institucioneve të Kosovës për përmbushjen e axhendës integruese evropiane, ndërsa shprehu mirënjohjen e popullit dhe qeverisë së Kosovës për përkrahjen e Italisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese evropiane.

Po ashtu, ministri Hoxhaj u informua rreth përgatitjeve të Samitit të Romës në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili do të organizohet nga Italia në vitin 2017.

Duke vlerësuar  marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, Hoxhaj theksoi vullnetin e qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të shkëmbimeve me Italinë, si një ndër partnerët kryesorë të Republikës së Kosovës në Evropë.

Please follow and like us: