Plagjiaturë politikanësh me propozime të Shaban Muratit
Propozime dhe ide të kahershme dhe të kohëve të fundit të një intelektuali dhe diplomati të lartë dhe një mendje enciklopedike, Shaban Murati, përvetësohen shpesh nga politikanë dhe krerë organizatash jofitimprurëse duke mos e përmendur asnjëherë burimin.
Më poshtë po sjellim disa prej tyre:
-Propozimi që Shqipëri të shpallë festë kombëtare 17 shkurtin e Pavarësisë së Kosovës. (që në vitin 2012, libri “Hije në diplomacinë shqiptare”).
-Propozimi që Shqipëria dhe Kosova të nënshkruajnë Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi. (që në vitin 2009, libri “Çeshtja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”).
-Propozimi që qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës të zhvillojnë mbledhje të përbashkët të dy qeverive. (që në vitin 2012, libri “Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit”)
-Propozimi që Shqipëria të kërkojë nga Serbia për shqiptarët e Luginës së Preshevës të njejtin status dhe të drejta si pakica serbe në Veri të Kosovës. (që në vitin 2011, libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”).
-Propozimi që Shqipëria të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO. (që në 2016, libri “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”).
Në botën e qytetëruar vjedhja e ideve pa referencën përkatëse të autorit dhe të burimit origjinal cilësohet krim, sepse idetë janë pronë intelektuale, që mbrohen nga ligji i të drejtës së autorit.
Please follow and like us: