Albspirit

Media/News/Publishing

Shyqyri Çobo përfundon i pandehur

Prokuroria e Krimeve të Rënda i komunikoi akuzën gjyqtarit të pezulluar Shyqyri Çobo duke mbyllur në këtë mënyrë hetimet e duke e dërguar të pandehur në gjykatë.

Gjyqtari i Beratit do t’i nënshtrohet gjykimit të Krimeve të Rënda për akuzën e korrupsionit pasiv. Sipas qëndrimit të organit të akuzës, Çobo përmes gati 300 SMS i ka kërkuar favore seksuale një gruaje e cila ishte pale në një proces civil. Më herët kjo gjykatë ka dhënë masën e pezullimit ndaj tij pas kërkesës së prokurorëve që e dyshojnë gjyqtarin të ketë përdorur detyrën për të kërkuar lidhje intime me një shtetase e cila ndërkohë po gjykohej prej tij në një proces divorci. Por ndërsa gruaja ka depozituar një kallëzim çka ka sjellë edhe një hetim tre mujor tek Krimet e Rënda, gjyqtari Çobo ka deklaruar se SMS-ët e tij ishin thjesht për mbështetje dhe jo për ta joshur.

Please follow and like us: