Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Dehja e qiellit

 

Dielli mori udhën drejtë perëndimit,

qielli pi verë n’muzgun e mërzisë,

deti i skuqur nga dehja e qiellit pret hënën e plotë

Kur vjen hëna, fillon dasma e hyjneshës kryelartë, veshur me të bardha ajo shkrihet si shkuma në bregun e detit Adriatik

Në marrëveshje me perëndinë, flijohet veç për të, digjet, tretet e bëhet hi dhe rilind përsëri nga ai, se ai nuk i fal veç dashuri.

Me ofshamën e valëve të detit ushton zëri i lumturisë së munguar, derisa n’krahrorin e saj i gjunjëzuar fle djalli me fytyrë engjëlli.

Please follow and like us: