Albspirit

Media/News/Publishing

Nuse mirditore…me Harley-Davidson

Jemi mësuar të shohim çifte të shkojnë në dasmë me makinë apo ndoshta dhe me karrocë me kuaj, por kjo nuse mirditore do t’ju suprizojë.
Fotot e marra nga aktiviteti “Mirdita Turistike 2016”, tregojnë një nuse nga Mirdita mbi motor.
Organizatori Gjergj Marku ka shpjeguar përmes një statusi në Facebook arsyen e gjetjes së tij, që ka ngacmuar në mënyrë pozitë dhjetëra turistë të huaj të pranishëm në event.
Postimi i plotë i Gjergj Markut

nuse mirditore1Pse nuse Mirdite me motor?!
Jane shume vete qe me kane pyetur ne mesazhe, por dhe te tjere me komente qe duan te dijne “perse nje nuse Mirdite me motorr?”, ne Mirdita Turistike 2016!
Realisht kjo ka qene gjetje dhe qe ka ngacmuar fort ne menyre pozitive ne kete guide turistike, sidomos per dhjetra te huaj qe ishin aty nga te kater anet e botes.
Tre jane simbolikat e spikatura te turizmit malor puthaj ne te gjithe boten e sotme: kembet, kuajt dhe motorrat Harley-Davidson te rrjetit Eurobiker.
Mirdita mund te pershkohet pikerisht me keta tre elemente ecjeje. Kembet e forta, trokthin e kuajve tradicionale dhe pse jo motorrat apo bicikletat alpine, pa permendur ketu makinat malore 4 X 4!
Eshte kjo arsyeja qe ne “Mirdita Turistike 2016”, i menduam dhe aplikuam te tria keto ecje: kembe, kale, motorra te forte. Ndaj dhe performuam me dy pale krushq ritin dasmor te Mirdites, permes artisteve te ansmablit Mirdita dhe nje pale krushq te tjere me turiste te huaj.
Po ne ballinen e kulles, kishim vene dy flamuj, ate shqiptar dhe te Bashkimit Europian. Nje simbolike te nje dasme perbashkuese dhe inspiruese ku Shqiperia jone e dashur don te renditet. Pse jo, dhe Mirdita!
Te huajt e pelqyen shume kete zgjidhje simbolike, duke e quajtur pune me mend!
Kaq sa per sqarim ne mirekuptim!
Gj. M.

Please follow and like us: