Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Mbi dashurinë dhe heshtjen e partnerit…

“Heshtja e partnerit karshi jush transmeton tërheqjen e ngadalshme të energjisë nga fusha e juaj magnetike”, Dr. Vlora Obertinca.

Jeta nën aplikimin e ligjeve të Universit është jeta e ashtuquajtur perfekte. Por, duke qenë që dituritë e aplikimit të këtyre ligjeve universale, i dinë thënë në mënyrë hipotetike vetëm 3% e njerëzimit, atëherë vijmë në përfundim se 97%- i tjetër jeton në zonën e mbijetesës apo ekzistencës.

Sipas këtyre ligjeve, krijimi i jetës realizohet nga njerëzit të cilët vijnë në këtë jetë me dhunti të ndryshme që, në parim do të thotë se deri në moshën 4 vjeçare secili njeri i ka predispozitat e gjeniut, të cilat aftësi humbin me kalimin kohës sepse jetojnë në grupin e 97%, të cilët nuk disponojnë me dituritë e jetesës në harmoni me ligjet e Universit.

Një nga ligjet universale quhet “Ligji i marrjes dhe dhënies së barabartë”, që do të thotë, sa jep dikush energji për ju – aq duhet të jepni edhe ju për ta.

Tema e dashurisë është gjithmonë favorite, duke qenë se energjia e dashurisë ka aftësi që të shërojë dhe lumturojë çdo gjë tek njeriu.

Çdo lidhje dashurie në fillimin e saj lulëzon dhe, për çiftin e involvuar paraqet figurartivisht prekjen e qiellit të 7-të si sinonim i idilizimit të jetës njerëzore. Por, jo gjithmonë të dy palët e përfshira janë njësoj të sinqerta në dhurimin e dashurisë.

Në raste kur e vëreni se, pala e kundërt fillon të ndërron qasje ndaj jush, si bie fjala distancime të ngadalshme, zvogëlim komunikimi, rënie interesimi deri te heshtja e pa arsyetuar, përderisa ju mundoheni t’ia zbritni edhe yjet nga qielli atëherë ndaloni dhe thirrni mendjes për një çast.

Kjo sepse, një njeri që ju do prej së vërteti, ai nuk është i marrë për të mos vërejtur që ju investoni mbi 100% në lidhje, derisa ai vetëm merr pa dhënë asgjë në këmbim. Këtu ndodh disbalanci në mes të marrjes dhe dhënies së barabartë, që në fakt e shkel edhe ligjin universal të jetesës. Askush nuk është aq i zënë, sa mos të gjejë kohë për njeriun e zemrës.

Andaj, kur sfidoheni me raste të tilla kërkoni nga Universi ta ktheni energjinë tuaj në kompetencat e juaja dhe tërhiqeni energjinë e dashurisë suaj nga fusha magnetike e partnerit fals sepse askush nuk ka kohë as energji të tepërt për t’i dhuruar njerëzve egoistë dhe mosmirënjohës. Aq më tepër që të gjithë ne jemi të barabarartë dhe njëjtë të rëndësishëm pa përjashtime, sepse secili nga ne bart një shpirt të shenjtë të dhuruar jo nga njeriu por nga Krijuesi ynë.

Asnjë njeri nuk është mbi ligjet e Universit!

Please follow and like us: