Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Sindromë e Stockholmit

Si e kujtoj veten? Një njeri i ndrojtur, i heshtur për gjërat që shihja rreth e rrotull. “Sikur ta dinin se çfarë mendoja, nuk të isha”, mendoja.
Shikoja të tjerët që qeshnin e luanin dhe me vete thoja “si nuk mendojnë të njejtën gjë, a nuk janë njerëz”?
Më pas, kur ika në liri, kuptova se ata luanin me realitetin, sepse liria u dukej e pamundur. Mendimet e tyre me kohë u shuan, brezi i ri nuk ka njohuri. Ata nuk u lanë trashëgimi.
Sot shumica mendojë se PPSh ndërroi mendje, u bë e dhimbshe për të këqiat që kishte bërë, “vuri dorën në zemër”, i mëshiroi, ndërroi emrin dhe përsëri mbeti Zot i tyre.
Sa fatkeqësi, është si të bësh marrëveshje, duke vënë fatin tënd në lojë.
Tani i kuptoni pasojat? Kjo paradigmë hutoi disa dhe çmendi të tjerë. Një Shqipëri e kuqe, me njerëz të ftohtë të ngrirë ndaj halleve të tyre, që rrinë në kafene e thonë se qeveria është shkatërruese, por në heshjte i japin votën; sindromë e ngjashme e pengjeve të Stockholmit që iu bashkuan çështjes së rrëmbyesve.

Please follow and like us: