Albspirit

Media/News/Publishing

Frank Shkreli: Apeli ndërkombëtar për dorëheqjen e Borell

 

 

Këshilltarja lokale e Bashkimit Europian, (BE) Kati Schneeberger, e ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, për qasjen ndaj Kosovës., njofton Koha. net dhe disa portale të tjera. Sipas këtyre burimeve mediatike, Kati Schneeberger ka akuzuar Josep Borrellin se po përpqiet që të sanksionojë një shtet nga i cili janë kidnapuar tre policë nga njësitë policore të Serbisë, ndërsa, këtë të fundit, e përkëdhel derisa kryen krime jashtë territorit të saj.

Zyrtarja e Bashkimit Europian nga Gjermania, Kati Schneeberger ka bërë kërkesën e fortë që Borrell të japë dorëheqjen menjëherë, nga deytra e lartë, si Përfaqsues i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme. Sa për kujtesë dhe informacion për lexuesin, Josep Borrel është një politikan i Spanjës, anëtar i Partisë  Socialiste të Punës të atij vendi. Spanja është një ndër vendete e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Edhe Miroslasv Lajçak, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Ballkanin Perëndimor, përfshirë të ashtuquajturin “dialog” Beograd-Prishtinë, vjen nga Sllovakia, një vend tjetër i BE-së që nuk njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Çfarë kredibiliteti kanë këta dy zyrtarë të lartë të BE-së, që vijnë nga dy shtete që nuk njohin, zyrtarisht, si shtet të pavarur, në “dialogun”, midis Serbisë dhe Republikës së Kosovës?

Tre vjetë më parë kisha parshikuar se emërimi i Josep Borrell (Përfaqësues i BE-së për Punët e Jashtme) dhe Miroslav Lajçak (Përfaqësues i BE-së për Ballkanin Perëndimor, përshirë “dialogun” Prishtinë-Beograd)), nuk ishin aspak lajm i mirë për Republikën e Kosovës dhe për interesat legjitime të shqiptarëve në përgjithësi, anë e mbanë Ballkanit Perëndimor.

Frank Shkreli: Kush është Josep Borrell për shqiptarët? | Gazeta Telegraf

Në këtë ndërkohë, zyrtarja e BE-s Kati Schneeberger i ka bërë thirrje Europës që të qëndrojë me Kosovën dhe i ka kërkuar Joesp Borrellit që të jap dorëheqjen: “Dorëhiqu para se të bësh më shumë dëme. Ti je një rrezik për demokracinë dhe paqën në Europë. Na duhen njerëz që e mbrojnë demokracinë tonë, jo që forcojnë autokratët”, citohet të ketë shkruar ajo në rrjetët sociale.

Sa për informacion për lexuesit, Këshilltarja vendore e BE-së, Kati Schneeberger ishte e para që ndërmori përsipër — Majin e vitit 2022 — organizimin e peticionit  për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, e mbështetur në atë kohë edhe nga Reporterja e Bashkimit Europian për Kosovën, Ulrike Lunacek. Rezultati përfundimtar është se qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza, anë e mbanë zonës Shengen, duke filluar nga 1 Janari i vitit që vjen (2024).

Please follow and like us: