Letra e Ukshin Hotit për një hoxhë fanatik që e shpallte të pa fe
Ukshin Hoti (1943-1999) ishte intelektuali i arsimuar në Harvard University që u vra nga serbët për shkak të qëndrimeve të veta irridentiste. Bursist Fullbright, filosof, autor, aktivist dhe ligjërues i të drejtës ndërkombëtare pranë Universitetit të Prishtinës, Ukshin Hoti mbahet mend si profesori që dogji karrierën akademike duke përkrahur demonstratat studentore më 1981 në Prishtinë. Ai për këtë u dënua me 9 vjet burg nga komunistët jugosllavë.
Pas daljes nga burgu Ukshin Hoti shkruan veprën “Filosofia politike e çështjes shqiptare” (Prishtinë, 1995), ku lëvizjen për bashkim kombëtar e vë në hulli të demokracisë sekulariste. Ukshin Hoti angazhohet edhe në politikë, duke u bërë kryetar i partisë UNIKOMB, e vetmja parti politike që kish degë në dy anët e kufirit. Më 1994 Ukshin Hot ndalohet sërish dhe dënohet me 5 vjet burg për përgatitje të kryengritjes së armatosur kundër Serbisë. Mbas mbarimit të afatit ligjor të dënimit, më 16 maj 1999, Ukshin Hoti u mor nga gardianët serbë të burgut dhe u zhduk pa gjurmë.
Citati i shkëputur më poshtë është nga një letër që Ukshin Hoti i burgosur i drejton më 1997 një hoxhe fanatik,