Clinton përmbyll vizitën në Shqipëri: Ishte e gjitha e jashtëzakonshme
Presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Clinton përmbylli sot vizitën e tij dyditore në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga përcjellja e Presidentit Clinton në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ndërsa solli në vëmendje edhe përshtypjet e Clinton për Shqipërinë.
“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju-Jorkut është West Albania” është shprehur Bill Clinton.
Presidenti i 42 i SHBA-së, Bill Clinton vizitoi dje për herë të parë Shqipërinë.
Në nder të tij u zhvillua në 3 korrik një ceremoni pritjeje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë në Tiranë ku ishin të pranishëm edhe qytetarë të shumtë./atsh
Please follow and like us: