Xhaçka: Nder i madh të kishim mes nesh Presidentin Bill Clinton
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka uroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e festës së 4 Korrikut.
Xhaçka shprehet se ishte nder i madh që Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton vizitoi Shqipërinë për herë të parë.
“Gëzuar 4 Korrikun Amerikë! Nder i madh të kishim mes nesh Presidentin Bill Clinton!”, shkroi Xhaçka në një mesazh urimi.
“Një mik i vërtetë, të cilit shqiptarët i detyrohen mirënjohje historike për udhëheqjen e tij në fundin e luftës së tmerrshme e kriminale të Millosheviçit”, theksoi ajo.
Please follow and like us: