Albspirit

Media/News/Publishing

Festë në selinë e PD-së pas votimit të reformës

 

Deputetët e PD dhe partive aleate kanë festuar dhe më pas pozuar për një foto mbrëmë para selisë së PD disa caste pasi reforma kaloi në Parlament.

Disa nga deputetët e opozitës janë kthyer në seli dhe kanë festuar draftin e ri të Kushtetutës që sipas demokratëve është tërësisht i ndërtuar mbi parimet dhe propozimet e PD.

Grupi i deputetëve iu bashkua ndërkaq entuziazmit të Bashës i cili për 18 muaj arriti të shënonte edhe një fitore tjetër në krye të opozitës më kalimin në Parlament të reformës së drejtësisë.

 

Please follow and like us: