Albspirit

Media/News/Publishing

Gjelok Marko: Klani i Oligarkëve Perëndimorë

Nuk është sekret fakti se që në kohën kur në SHBA u zgjodh president George Herbert Walker Bush, George Bush senior (* 12. Juni 1924 in Milton, Massachusetts; † 30. November 2018 in Houston, Texas) pushteti ekonomik jo vetëm atje, por edhe në Europë kish kaluar në një masë të konsiderueshme, në duart e personave të cilët kishin ideale krejt të tjera nga paraardhësit e tyre. Ky klan i ri oligarkësh filloi t’i shprehë pjesërisht hapur këto ideale në libra, traktate e artikuj të ndryshëm, por më shumë filloi t’i imponojë fshehurazi duke përdorur pushtetin e parasë: Filloi të influncojë politikanët, universitetet e ndryshme në SHBA, Europë e kudo që mundej etj, për të influencuar në çdo mënyrë të mundur që këto ideale të jo vetëm të pranoheshin, por edhe të bëheshin mënyra e rruga e vetme drejt të ardhmes. Si instrumenta për realizimin e synimeve të tyre ata filluan të përdorin këdo që kishin mundësi ta përdorin: Përveç dirgjimit, mbështetjes e shfrytëzimit për interesave të tyre politike të organizatave e grupimeve si LGBT movements dhe inisiativave të ngjashme, profesorë universitetesh, projekte sociale e ekonomike etj. Ky grup oligarkësh që desh të kish influencë sa më të madhe të bazuar në pushtetin e parasë vendosi të luftojë koncepte themelore si konceptin e kombit dhe atdhedashurisë, konceptin e familjes dhe filloi të mbështesë me të gjitha mënyrat madje dhe ata që luftonin që edhe vetë fjalët babë e nënë të hiqen nga fjalori.

Edhe për mënyrën se si do të duhet të ish shoqëria në të ardhmen ideologët e këtij grupi oligarkësh kishin parime “krejt të reja”. Nuk do t’i analizojmë me hollësi pasi faktet janë të njohura. Si shembull ilustrues po sjellim vetëm parimet që anëtarët e këtij lobimi shprehnin hapur, të zezë mbi të bardhë në libra si “Own nothing and be happy”, etj ku autorët mundohen të na mbushin mendjen se duhet zhdukur pronësia në popull, sidomos klasa e mesme duhet të eliminohet dhe të gjithë të mos kenë asnjë pronë. Sipas autorëve personat e familjet” duhet të jenë krejtësisht të lirë nga pronat e tepërta. Në qoftë se do tu duhet të organizojnë një festë familjare mund të shkojnë në institucionet e caktuara dhe të marrin me qira pjatat shtesë që ju duhen”. Sipas autorit një liri e tillë nga prona, një vartësi e tillë totale nga shteti, ishte rruga më e mirë drejt lumturisë.

Sa më shumë kalonin vitet aq më shumë rritej influenca e këtij grupi oligarkësh në politikën e SHBA dhe të vendeve të tjera perëdimore. Në Gjermani ky grup oligarkësh doli me parullën “Wandel durch Handel“, (Të sjellim ndryshime nëpërmjet marrëdhënieve). Gjermania u bë terreni i eksperimentit të këtij parimi. Sipas teoricienëve të këtyre ideve diktatorët e regjimet diktatoriale do të ndryshohen po qe se ne krijojmë marrëdhënie me ta. Në qoftë se ne tregojmë vullnetin tonë të mirë me fakte konkrete edhe pala tjetër do të pendohet dhe do të ndryshojë.  Ky parim u ndoq në marrëdhënien e Gjermanisë me Rusinë. U planifikua të krijoheshin struktura ekonomike të tilla që e vendosnin ekonominë e Gjermanisë në varësi gjithmonë e më të madhe nga gazi që importohej nga Rusia. Nga ana tjetër Gjermania anulloi ligjin e detyrimit ushtarak dhe shkurtoi në minimum fondet për ushtrinë gjermane, pavarësisht nga fakti se Rusia bënte të kundërtën. Politologët e analistët propagandonin se masat e njëanshme të Gjermanisë ishin rruga drejt paqes dhe do të vinte me siguri dita që edhe Rusia do të bënte të njëjtën gjë. Sulmi i Rusisë në Ukrainë i zgjoi politikanët në Gjermani dhe i dha fund eksperimentit. Humbjet janë shumë të mëdha jo vetëm për Gjermaninë po për të gjithë Perëndimin. (Të njëjtën gjë mundohet ta bëjë Edi Rama me Vuçiçin e Sërbinë, pavarësisht nga zhgënjimi i Gjermanisë.)

Pas përmbysjes së Komunizmit në Shqipëri ne i hapëm dyert, zemrat… gjithcka ndaj influencës nga USA  e Përëndimi. Shumë e drejtë! Po nëse ishim naivë në vitet e para nuk na falet naiviteti sot pas kaq vitesh. Fakt është se jo gjithshka që na vjen nga Perndimi me etiketën parimeve të lirisë e drejtësisë është e tillë. Është fakt se klanet e oligarkëve kanë ndikimin e tyre në politikanë e institucione të caktuara Perëndimore.Kjo influencë vjen tek ne. Nuk është e tepërt të mendojmë se këto grupime oligarkësh do të mundohen ta përdorin Shqipërinë e shqiptarët si terren për të eksperimentuar me idetë e teoritë e tyre. Lind pyetja: A ka prova se ka grupe perëndimore që kanë synime të tilla? Le të shohim faktet. Sapo fitoi demokracia, askush nuk i pengoi qeveritë Perëndimore të ushtronin influencën e tyre në Shqipëri. Dhe na ardhën organizata qeveritare e jo qeveritare. Na ardhën me projekte ekonomike madhështore të cilat na dështuan, “për faj të shqiptarëve”. Kurse perëndimorët në asnjë rast nuk ishin fajtorë.  Na ardhën baronë e investitorë të pasur, na ardhi George Soros, na premtuan shumë e na realizuan shumë pak, për “faj të korrupsionit të shqiptarëve”. Nga ana tjetër po këta persona, shumë të pasuksesshëm në realzimin e premtimeve të tyre ekonomike u treguan shumë të aftë e tepër të suksesshëm në politikë. Këta investitorë e humanistë të ndershëm për çudi ditën të zgjedhin si partnerët e tyre më të besuar, më të korruptuarit ndër gjithë politikanët shqiptarë. Pas gjithë këtyre viteve premtimesh e zhgënjimesh nuk është ilegjitime pyetja: A përfaqësonin vërtet këta politikanë e humanistë të shquar idealet të cilat trumbetonin?

Ne shqiptarët kemi gjithmonë tendencën të pranojmë lehtë akuzat dhe t’i hedhim fajin vetvetes, edhe atje ku nuk jemi fajtorë. Vitet e gjata nën diktaturë dhe nën pushtetin e padrejtësisë shtetërore kanë krijuar tek ne si komb një mentalitet të tillë. Edhe sot po të intervistojmë, shumica e shqiptarëve do të na thotë se fajin për gjëndjen e mjeruar në të cilën ndodhemi e kanë shqiptarët, vetëm shqiptarët dhe askush tjetër. Vetëm shqiptarët janë fajtorë për drogën, korrupsjoni dhe gjithshka tjetër të keqe që është në Shqipëri. Po a është me të vërtetë kështu? A ka të paktën bashkëfajtorë? A ka persona të huaj, politikanë perëndimorë që kanë pjesën e tyre në situatën në të cilën ndodhet Shqipëria sot?

Ambasadorja Yuri Kim në prag të zgjedhjeve lokale takoi gjithë drejtuesit e partive politike. Sali Berishën nuk e takoi. Njëri nga komentatorët ndërmjet të tjerave tha: “Ambasadorja u dha dorën dhe legjitimoi atyre që kanë dorën më të gjatë në korrupsion, aryre (që në mënyrë figurative) u duhet prerë dora”.

Si do të mund të besojmë se ajo do të na e zgjidhë problemin e korrupsionit?

Nuk kemi ndërmend të dalim në mbrojtje të Sali Berishës, apo të akuzojmë e të permendim emra konkretë. Populli shqiptar tani i njeh politikanët. Korrupsioni është futur thellë në të gjitha anët. Prandaj ndofta zgjidhja më e mirë do të ish një qeveri e shpëtimit kombëtar ku të qeverisin persona të ndershëm, mundësisht të paangazhuar në asnjë parti politike deri sa të zgjidhet problemi i korrupsionit. Sido që të jetë na duket shumë me rëndësi të vemë në dukje faktin se duhet analizuar me imtësi gjithshka që na vjen, edhe nga burimet Perëndimore. Është fakt i dhimshëm, por i vërtetë se klanet e korrruptuara oligarkike kanë influencën e tyre edhe në politikën e SHBA dhe të vendeve të tjera Perndimore. Nuk duhet lejuar që këto klane, të maskuara pas idealeve të lirisë ta përdorin Shqipërinë e shqiptarët si terren eksperimentimi për idetë e teoritë e tyre politike.

Jo nuk e humbasim besimin te idealet e lirisë të drejtësisë.

Jo nuk themi në asnjë mënyrë se nuk duhet të kemi më besim tek SHBA apo te Perëndimi.

Po nga ana tjetër nuk duhet të mbyllim sytë ndaj faktit se ka edhe zyrtarë perëdimorë, ka rryma politike në perëndim që nuk përfaqësojnë idealet e vërteta të Perëndimit. Nuk duhet të lejojmë në asnjë mënyrë të na mashtrojnë në emirin e idealeve të Perëndimit ata që në fakt përfaqësojnë të kundërtën e tyre.

 

”Kini kujdes që të mos ju mashtrojë njeri”….

3 “Dhe pasi ai ishte ulur mbi malin e Ullinjve përballë tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Andrea e pyetën veçmas:

4 ”Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e kohës në të cilën të gjitha këto gjëra do të duhet të mbarohen”:

5 Dhe Jezusi duke u përgjigjur atyre nisi të flasë: ”Kini kujdes që të mos ju mashtrojë njeri.

6 Sepse do të vijnë shumë në emrin tim duke thënë: “Unë jam “Shpëtimtari” dhe do të mashtrohen shumë veta.

Në këtë citim të Biblës na flitet për një nga momentet e fundit, para kryqëzimit të Jezu Krishtit. Apostujt më të afërt të tij ishin të shqetësuar për të ardhmen politike të kombit të tyre prandaj dhe e pyesin veçmas Jezu Krishtin tu jepte udhëzime se si t’i shmangeshin rreziqeve të të ardhmes. Përgjigjja profetike e Jezu Krishtit ishte: ”Kini kujdes që të mos ju mashtrojë njeri”!

6 Sepse do të vijnë shumë në emrin tim duke thënë: “Unë jam “Shpëtimtari” dhe do të mashtrohen shumë veta.

Kjo përgjigje ka një karakter profetik për të gjitha kombet dhe për të gjitha kohët. Në çdo komb, sidomos në periudhat tranzitore e më kritike të historisë së tij rreziku më i madh kanë qënë, janë dhe do të mbeten gjithmonë ata që paraqiten si “shpëtimtarët” e kombit po në fakt janë e kundërta. Në një situatë të ngjashme, tepër kritike, është dhe kombi shqiptar sot. Para kombit tonë dalin dy figura Kryeministri Edvin Rama dhe kryeministri Albin Kurti të cilët sot po konfrontohen më tepër se kurrë. Cili nga këta ka të drejtë? Cilit i duhet dhuruar besimi? Cili nga këta lufton me zemër të pastër për të mirën e kombit shqiptar dhe cili është i gatshëm të shesë interesat e kombit?

Mateu 7: 15 Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë.

16 Ju do t’i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat?

17 Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija.

18 Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira.

Albin Kurti e ka treguar vetveten se është i gatshëm të luftojë, të sakrifikojë për interesin e kombit. Për këtë arsye dhe është bugosur edhe nga regjimi i Millosheviçit e Vuçiçit, po për këtë arsye edhe tani po i kundërvihet ish ministrit të Millosheviçit, Vuçiç.

Edvin Kristaq Rama dhe kori i tij i propagandës që në fillimin e karrierës së tij e deri sot do të na mbushë mendjen se Vuçiçi na qënka bërë “mik i shqiptarëve” dhe se planet e propozimet e tija janë bekimi më i madh për shqiptarët. Madje sot Rama po na propagandon vetveten si një “patriot i flaktë”, si “shpëtimtari i Kosovës”, si personi që po na e kuptuaka politikën e sotme. Kurse Albin Kurti po na thonë se nuk e njeh politikën, nuk po di si të sillet me ndërkombëtarët, etj, etj.

Politika në fakt është një shkencë e komplikuar, që kërkon pregatitje, si çdo fushë tjetër. Të studjosh e të bëhesh kompetent në fushën e politikës kërkon po aq mund e pregatitje sa çduhet të bëhesh kompetent në fushën e mjekësisë, inxhinerisë, matematikës si edhe të shkencave të tjera. E veçanta në politikë është se shumë vetë që nuk kanë pregatitjen e duhur dhe nuk do të guxonin të mendonin se do ishin kompetentë të merrnin pozitën e mjekut, të inxhinerit apo të profesineve të tjera të ngjashme, duke e ditur se nuk kanë pregatitjen e duhur, po këta persona janë të bindur se janë kompetentë në politikë, megjithse nuk kanë pregatitjen e duhur. Ana tjetër është se ndërsa mjeku respektohet në diagnozën që jep si nga infermierët ashtu dhe nga pacientët , inxhineri respektohet dhe nuk konsiderohet si i barabartë nga punëtorët; politikani, sado i pregatitur dhe largpamës të jetë, shpesh vihet në dyshim në konpetencat e tija profesionale dhe konsiderohet si i barabartë, madje më i paditur e i paaftë, pikërisht nga ata që nuk kanë as njohuri e as pregatitje në fushën e politikës. Madje është në natyrën e politikës që të kesh sukses si politikan duhet të kesh mundësinë të bindësh shumicën e popullit se ke të drejtë. Dhe kjo nuk është një detyrë e lehtë sepse varet shumë nga mbështetja që të japin komentatorët, masmedja, etj. Dhe komentatorët e masmedja kudo në botë, e sidomos në Shqipëri e Kosovë nuk janë të gjithë të ndershëm. Jo të gjithë synojnë të ndriçojnë të vërtetën. Të gjithë e dinë se ka edhe nga ata që financohen për të bërë të kundërtën. Prandaj është detyrë e të gjithëve, sidomos e intelektualëve të analizonë si duhet faktet, të gërmojnë thellë për të zbuluar të vërtetën. Për këtë do të shtronim disa pyetje: A është Edvin Kristaq Rama si politikan profesionalisht më pregatitur se Albin Kurti? Përgjigjen kësaj pyetje le ta japë sejcili vetë.

Pyetja tjetër: A e do Kosovën e kosovarët Edvin Kristaq Rama më tepër se Albin Kurti?

Edhe përgjijen e kësaj pytjeje po e lemë në përgjegjësinë tuaj.

A është Edvin Kristaq Rama patriot  apo është një jeniçer i idesë së Sërbisë së madhe? Ne na duket se ka më tepër fakte që e futin atë në listën e jeniçerëve. Këtë e kemi argumentuar tek https://alb-spirit.com/2022/10/06/gjelok-marko-jeniceret/?fbclid=IwAR3mG85VJuHb5PZ5BU-lVUfzgcAYNQfDkd4yRHI1yAOiVDLTsaVQmFa2dD0

Së fundi dua të përmend një fakt të hidhur që shumë vetë nuk duan ta përmendin: Ka një paralelizëm midis kombit shqiptar, dhe kombit hebere: Ezistojnë plane për deportimin dhe shfarrosjen e tyre. Plani për shfarrosjen e hebrenjve gjendet në librin “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit, planet për shfarrosjen e shqiptarëve gjenden në veprat e intelektualëve që quhen “baballarët e kombit serb”. Për këtë temë kam shkruar më gjatë tek artikulli im Të parandalojmë holokaustin ndaj shqiptarëve https://alb-spirit.com/2023/01/31/gjelok-marko-te-parandalojme-holokaustin-ndaj-shqiptareve/?fbclid=IwAR36PUGiEEf6Xd7-nlP_ndLdj79QrHBs1L8D1EImTkDqIiVcM_C0h4yewv0

Prandaj nuk dua të zgjatem. Është fakt historik se këto plane për shfarrosjen e shpërnguljen e shqipëtarëve nuk janë thesht ide intelektualësh. Sllobodan Millosheviçi u mundua me të gjitha forcat ti zbatonte. Aleksandër Vuçiçi pati të njëjtin rol në zbatimin e planeve të Millosheviçit siç pati Joseph Goebbels në zbatimin e planit të Hitlerit. Sot Aleksander Vuçiç është kryeministër i Serbisë. Edvin Kristaq Rama e quan vëlla të tij.

Le t’i analizojmë me kujdes ato që dëgjojmë nga komentatorët e ndryshëm. Populli thotë: “Qeni leh për ata që i japin të hajë”! Le ta analizojmë me kujdes kur do të na mbushë mendjen Baton Haxhiu e të tjerët si ai. Le ta analizojmë nëse po na flet Baton Atdhetaria apo po flet Baton Tradhëtia? Shkrimi i Shenjtë na paralajmëron: Mateu 7:

15 Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë.

16 Ju do t’i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat?

17 Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija.

18 Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira.

Po e përsëritim: NJË DRU I MIRË NUK MUND TË JAPË FRYTE TË KËQIA, AS NJË DRU I KEQ TË JAPË FRYTE TË MIRA.

Please follow and like us: