Martin Henze: Republika e Kosovës përballë islamit politik dhe pakicës serbe
Martin Henze është ekspert i çështjes politike dhe ekonomike në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri, Gjermani dhe BE.
Islami politik përfaqëson pikëpamje të shekullit të 19-të, të papranueshme, ka shkruar 𝗛𝗲𝗻𝘇𝗲. Shqiptarët kanë qenë edhe përpara në histori përballë forcave retrograde të cilat kanë dashur ta kthejnë vendin e tyne në një të kaluar të errët!
Edhe n’kohën e Haxhi Qamilit kanë qenë në një pozitë të tillë, kur zhvillohej luftë civile në mes forcave që dëshironin një vilajet islamik nën mbretrimin e Sulltanit,dhe atyre që dëshironin ta kthejnë vendin në mesin e kombeve të civilizuara e të pavarura!
Këta neootomanët e rinj islamikë,përmes propagandës dhe ndikimit të tyre politik , në kushte të sotme gjeo-politike nuk do të mund të realizojnë andrrën e Haxhi Qamilit,por për çdo ditë të veprimit të tyre po ia mundësojnë dhe lehtësojnë Serbisë, pretendimin e tyre për rikthim në Kosovë!
Përktheu: Xhelil Arifi