DREJTORESHA E ZYRËS PËR ZHVILLIMIN E PROJEKTEVE PJESËMARRËSE NË “TRANSNATIONAL COOPERATION ACTIVITIES” ORGANIZUAR NGA DAAD DHE PROGRAMI ERASMUS+
15 Shtator 2023
Ilirjana Geci drejtoreshë e Zyrës për Zhvillimin e Projekteve në Kolegjin AAB ka marrë pjesë në ngjarjen “Transnational Cooperation Activities (TCA) me fokus në Evropën Juglindore: Një Vizion i Ri për Bashkëpunimin Evropian, e organizuar nga DAAD dhe Programi Erasmus+. Kjo ngjarje u zhvillua në Universitetin e Regensburgut në Gjermani, andaj pjesëmarrja e Gecit ishte e rëndësisë të veçantë pasi paraqet një mundësi shtesë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë në Evropë.
Përmes këtyre bashkëpunimeve Kolegji AAB synon të zhvillojë projektet që pasurojnë përvojat e studentëve dhe stafit me njohuri dhe kompetenca ndërkombëtare.
Rrjedhimisht kjo do kontribuojë në rritjen e nivelit të ndërkombëtarizmit në institucionin tonë dhe në përgatitjen e studentëve për sfida dhe mundësi në karrierën ndërkombëtare.