Albspirit

Media/News/Publishing

Drita Avdyli: Pse Universiteti Mesdhetar?

Flet Drita Avdyli, PhD, Lektor UMSH

Fluksi në dyert e universiteteve është një ndër të dhënat që raportohen në ditët e fundit pasi jemi drejt fundit… Ajo që bie në sy është shtimi i profileve të jera të studimit pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Një numër i madh i studentëve që vrapojnë për të filluar fakultetet pranë këtij universiteti.

 

Si është këtë vit fluksi i studentëve?

Në universitetin tonë nuk kanë munguar asnjëherë dyndjet e studentëve, kjo gjë është lehtësisht e dallueshme, po të vish në universitetin tonë, sigurisht me profilet e reja kemi edhe shtim të studentëve. Ne nuk kemi ndjerë aspak ndryshim, përkundrazi kemi pafund interesim për të qenë pjesë e universitetit tonë. Me 50 programe studimi, tre ciklet Bachelor, Master e Doktorature.

 

Ju dallojnë profilet apo mësimdhënia?

Ne auditorin e kemi të shenjtë, asgjë nuk ka më shumë rëndësi se mësimdhënia dhe larmia informative dhe mundësitë që u krijojme studentëve tanë. Ata tek ne gjejnë përkushtimin maksimal, perkushtim, shkembim studentesh ne Universitetet europiane ERASMUS dhe mundësi alternative që i jepet të gjithë studentëve nëse ata dëshirojnë, mundësi studimi, praktike, punësimi në Institucione Publike e Jopublike.

 

Po stafi akademik?

Më i miri në treg, e them me bindje, kulitativ dhe i vendosur për të shkëlqyer në të gjitha dimensionet universitare. Të pakrahasueshëm me anjë ekip tjetër, në shërbim të së ardhmes dhe konkurues ne treg, shquhen në mardhëniet mes kolegesh dhe me studentët.

 

Po lehtësirat?

Sigurisht që universiteti ynë ka bursat për maturantët më të mirë, për ata të cilët gjatë studimit janë me mesatare të lartë, për ata që kanë nevojë për ndihmë sigurisht që nuk kanë munguar lehtësirat.

 

Një mesazh për ata të cilët akoma nuk kanë zgjedhur?

Patjetër pa asnjë dyshim, Universitetin Mesdhetar për të siguruar dhe garantuar jo vetëm studime të plota dhe cilësore, por për të qenë të gatshëm për të triumfuar në tregun rajonal, por jo vetëm…

Please follow and like us: