Albspirit

Media/News/Publishing

Beccheti shet Agon Channel Italia

Francesco Beccheti ka vendosur që të shesë Agon Channel Italia, kanalin numër 33 në transmetimin digjital në Itali.

Mësohet se blerësit e rinj të kanalit ku transmetonte Agon Channel Italia janë “Scripps Networks International UK Limited”, një grup i madh ndërkombëtar që në Itali ka pak kohë që është futur në treg.

Për momentin nuk ka informacion se çfarë do të transmetohet në kanalin 33.

Francesco Beccheti është pronar edhe i televizionit Agon Channel në Shqipëri, i cili është bllokuar nga qeveria pasi italiani akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Please follow and like us: