Albspirit

Media/News/Publishing

Sakip Cami: Mall për kumbullën e vjetër

Dikur, me gjyshen mora një shat
Dhe në një cep të kopështit, atje në fshat
Mbollëm një kumbull
Ajo rritej, rritesha dhe unë si kumbulla.

Ç”na duhet kjo kumbull, pyesja unë
Pse lodhesh kaq shumë?
Të hani kumbulla e të më kujtoni mua
Sikurse gjyshen time e kujtoj unë.

Tani që jam gjysh e që jetoj në pallat
Dhe s”kam fuqi të shkoj në fshat
Të marr nipin e të mbjell një pemë
Në mendjen e tij përpiqem ta mbjell.

Please follow and like us: