Albspirit

Media/News/Publishing

Benet Adili, i plagosur në Munih, është jashtë rrezikut për jetë

 

Benet Adili, nga Konçuli i Bujanocit, ishte në mesin e 21 të plagosurve në Munih, nga të shtënat e të riut gjermano-iranian, Ali David Sonboly.

Beneti i është nënshtruar një operacioni dhe mjekët gjermanë kanë thënë se ai tani është jashtë rrezikut për jetë, raporton bujanoci.net.

Në këtë sulm kanë mbetur të vrarë edhe tre adoleshentë nga Kosova dhe është plagosur edhe një kosovare tjetër.

Please follow and like us: