Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: SYTË E DETIT

Deti shqyen mijëra sy.
Hapësirat nuk janë të mjaftueshme.
Dallgët u çmendën.
I dashur Zot!
Ku je?
Lutuni!
Lutuni!
Një gotë uiski me tri gllënjka
më duhet ta pi.
Një dolli verbuese.
Joshje.
Keqbesim.
Mosmirënjohje.
Varrosje në mëndafshe mendimesh.