PROFESORESHA CHRISTINA STANDERFER MBAN LIGJËRATË NË KOLEGJIN AAB
9 Nëntor 2023
Në kuadër të modulit “Ndikimi i BE-së në Kosovë” profesoresha Christina Standerfer nga Universiteti i Arkansas ka mbajtur një ligjëratë me studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB ndërsa paraprakisht u mirëprit nga stafi i institucionit.
Standerfer u fokusua në krahasimet se si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përcaktojnë të drejtat e njeriut.
Ajo përmes një prezantimi fillimisht foli për të drejtat e njeriut, ndërsa diskutoi çështjen se a janë këto të drejta të qenësishme dhe të patjetërsueshme, për të vazhduar më pas në theksimin e dallimeve mes Kartës së të Drejtave Themelore të Njeriut të Bashkimit Evropian dhe Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.
Në fund të ligjëratës Standerfer i kushtoi kohë pyetjeve nga studentët rreth kësaj teme, por edhe situatave të ndryshme të cilat ndërlidhen me të drejtat e njeriut dhe respektimin e tyre.
Profesoresha Christina Standerfer mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB