Albspirit

Media/News/Publishing

REKTORI I KOLEGJIT AAB LULZIM TAFA DEKOROHET NGA PRESIDENTI FRANCEZ EMMANUEL MACRON

24 Nëntor 2023

Rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa njëherazi një ndër poetët kosovarë më të njohur në botë, është dekoruar nga shteti francez si “Oficier i Urdhërit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”. Kjo dekoratë është më e larta në fushën e artit dhe letërsisë nga Franca, ndërsa është edhe dekorata më e lartë të cilën e ka marrë deri tani ndonjë shkrimtar nga Kosova.

“Urdhërin Kombëtar të Letrave dhe Arteve” e ndanë Ministria e Kulturës së Francës që nga viti 1957 dhe është nën patronatin e Presidentit të Republikës së Francës.

z.Tafa është një nga poetët më të njohur kosovarë në botë, veprat e tij janë përkthyer në rreth tridhjetë gjuhë të botës, derisa është vlerësuar nga kritika letrare botërore si një nga poetët kryesorë postmodernistë të Evropë. Kohët e fundit, Lulzim Tafa, është bërë i njohur edhe për artin e tij në shërbim të paqes, në veçanti para shpërthimit të luftës në Ukrainë me poezinë ”Fol me poetët rusë” si dhe me letrat dërguar shumë artistëve dhe shkrimtarëve rusë me lutjet që të ndikojnë te politika që ta parandalojnë luftën.

Si rezultat i përpjekjeve të tij anti luftë me anë të poezisë ai është nderuar nga shumë institucione kulturore e arsimore edhe në Ukrainë, ku është dekoruar edhe nga Patriarku i Ukrainës, Patriarku Filaret me urdhërin “Yuri i Shenjtë Fitimtar”. Lulzim Tafa po ashtu ka fituar shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare, mban shumë tituj nderi në akademi dhe universitete ndërkombëtare. Ndër të tjera është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave, Arteve dhe Letërsisë në Paris.

Ceremonia e dekorimit të poetit Lulzim Tafa me urdhërin “Oficer i Letrave dhe Arteve” do të bëhet me ceremoni zyrtare në Rezidencën Franceze në Prishtinë.

Rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa dekorohet nga presidenti francez Emmanuel Macron

Please follow and like us: