Astrit Lulushi: Epikë biblike
Dhe Adami i tha Evës:
“A nuk i sheh këta fiq dhe gjethet e tyre me të cilat u mbuluam kur e pamë veten të zhveshur? Por tani, nuk e dimë se çfarë mjerimi dhe vuajtjeje mund të na vijë nga ngrënia e tyre”.
Kështu, Adami dhe Eva nuk hëngrën më fiq nga kopshti i Edenit. Por faji ishte bërë dhe Zoti kishte ego. Adami filloi t’i lutej Perëndisë që t’i jepte nga fryti i Pemës së Jetës:
“O Zot, kur e shkelëm urdhërimin Tënd në orën 18 të së premtes, nuk qëndruam në kopsht më shumë se tre orë. Ti na bëre të dilnim prej andej. Ne mëkatuam kundër Teje një orë, ndërsa sot është dita e dyzet e tretë që na ke ngarkuar me vuatje. Na jep nga fryti i Pemës së Jetës, që të mund ta hamë, të jetojmë dhe të kthehemi për të mos parë vuajtje dhe telashe të tjera. Kur kemi shkelur urdhërimin tënd Ti dërgove një kerubin për të ruajtur Pemën e Jetës, që ne të mos hamë prej saj, të jetojmë dhe të mos dimë asgjë për dobësitë që kemi. Kemi duruar gjithë këto ditë. Bëjini këto dyzet e tre ditë të barazvlefshme me një orë në të cilën kemi kryer shkelje.”
Dita fillon në perëndim të diellit, ose rreth orës 18:00. Kjo do të thotë se mëkati ka ndodhur në orën e gjashtë, që do të kishte qenë mesnatë dhe nëse Adami dhe Eva u hoqën nga kopshti tre orë më pas, atëherë do të kishte qenë ora 3 e mëngjesit.
Dhe Perëndia iu drejtua Adamit:
“Për sa i përket frutit të Pemës së Jetës që ke kërkuar, do ta hani dhe do të jetoni, si ju, ashtu edhe Eva, dhe pasardhësit tuaj. Por këto dyzet e tre ditë nuk mund të korrigjojnë orën në të cilën ke shkelur urdhërimin tim. Të dhashë frytin e fikut në të cilin u fshehe që ta hash. Pra, ti dhe Eva shkoni dhe hani. Nuk do ta mohoj kërkesën tënde; as nuk do ta zhgënjej shpresën. Prandaj, duroni deri në përmbushjen e besëlidhjes që bëra me ju – do të prisni 55 ditë ose 5500 vjet me kohën time, para se t’u lejojë të hyni në kopshtin tim”.
“Eva, eja të shkojmë në kufirin jugor të kopshtit, deri në vendin nga rrjedh lumi. Atje do t’i lutemi Perëndisë dhe do t’i kërkojmë të na japë të pimë pak nga uji i jetës, sepse Perëndia nuk na ka ushqyer me pemën e jetës që të mos jetojmë”.
Të dy u ngritën dhe shkuan buzë lumit, ku u lutën përpara Zotit dhe i kërkuan që të kujdesej për ta dhe t’i falte. Adami i tha:
“O Zot, kur isha në kopsht dhe pashë ujin që rridhte nga poshtë Pemës së Jetës, zemra ime nuk dëshironte, as trupi nuk kërkonte të pinte prej saj. Nuk e njihja etjen dhe nuk kisha nevojë për ndonjë ushqim. Por tani, trupi më është tharë nga etja. Më jep nga uji i jetës që të mund të jetoj. Më shpëto nga këto plagë dhe më dërgo në një vend tjetër të ndryshëm nga ky. Më lër të jetoj në kopshtin tënd.”
Dhe Perëndia i tha:
“Asnjë vend tjetër nuk do t’ju sjellë prehje. Është vetëm mbretëria e qiejve ku ka prehje. Por ti nuk mund të hysh në të për momentin, por vetëm pas gjykimit”.
Dhe epika e gabimit të Adamit dhe Evës vazhdon. Njerëzit kanë humbur shpresat; elitat autoritare, tiranike, të prapambetura, zhvatëse, shpërdoruese, me frymën e rëndë të ateizmit të djeshëm, i thonë turmës të mos i drejtojë sytë nga qielli se “parajsën” e ka në tokë.