Trishtues lajmi i vrasjes së një nëne të re përpara syve të fëmijëve
Elta Milori
Trishtues lajmi i vrasjes së një nëne të re përpara syve të fëmijëve. Hetimet dhe deklarimet rezultojnë për një vrasje të organizuar nga bashkëshorti i saj.
Shtohet numri i grave dhe vajzave të vrara nga bashkëshortët. Kjo dukuri duhet të na sebsibilizojë të gjithëve dhe jo vetëm gratë.
E kemi stërthënë që shoqata e grave dhe shoqëria civile kanë bër aq sa kanë bërë. E keqja qëndron pikërisht në humbjen e ekuilibrave në familje në raportet bashkëshortore ku burri ndjehet inferior, kur nuk ecën dot me hapin e gruas e shpirti narcist mposht edhe ndjesit njerzore e jo më prindërore përpara fëmijëve.
Sa gra rrihen nga burrat përpara fëmijëve, sa gra përçudnohen psikologjikisht, sa gra detyrohen të lënë pas ëdo gjë vetëm të shpëtojnë nga dhuna.
Sa fëmijë rriten me trauma psikologjike të pariparueshme nga dhuna psikologjike që ushtrojnë baballarët mbi ta thjesht dhe vetëm të plagosin nënat duke i detyruar që t’i largojn nga to.
Sa fëmijë rriten me modele baballarrësh mostra e kjo gjë sigurisht që lë gjurmë e lë pasoja të rënda për ta.
Ti burrë kriminel që për çfardo lloj shkaku nuk mund t’i lije fëmijët jetimë, prindërit me plagë të hapura për vajzën e tyre, Zoti dhe ligji të ndëshkofshin deri në dhimbje.
Të sensibilizohemi të gjithë nga ky rast.
Nëna për fëmijët është Zoti mbi tokë e po u prekën nënat ndëshkimi është i pallogaritshëm.