Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkë ne mund ta shpëtojmë Edionin ose ta vrasim me indiferencë!

Silvana Begaj
Çdo ditë, prej vitesh tashmë, më vjen një telefonatë nga nëna e një djali me disa diagnoza i cili fatkeqësisht nuk është i aftë as të kujdeset për veten.
Ky djalë ka ardhur për herë të tretë në Suedi për mjekime më të mira dhe është deportuar dy herë. Nisur nga eksperineca ime shumë shpejt do përjetojë deportimin e tretë.
Në Shqipëri shumë nga ilaçet e tij mungojnë dhe janë të pamundura të gjenden e në Suedi nuk i jepet asnje ndihmë nga stafi mjekësor për shkak të mungesës së lejes së qëndrimit. Një prej problemeve të tij është shkaktuar nga gabimi i mjekësisë në këtë vend i cili jo vetëm që nuk mban asnjë përgjegjësi, por vazhdon me guxim të kërkojë dëbimin e tij nga shteti suedez dhe si çdo dëbim i vendoset dhe ndalim i lëvizjes nga Shqipëria për 4 vite.
Këto 4 vite në cdo spital, klinikë i thuhet e njëjta gjë: Shteti ynë nuk mund të kurojë diagnoza të tilla!
Personalisht në cdo ndihmë juridike që mund t’i kem dhënë është shoqëruar me kërkesën që të mos iu vihet ekspuls pasi nuk janë kriminelë dhe të kenë mundësinë të ikin në kërkim të shpresës në një vend tjetër, ndoshta me doktora më humanë.
Fëmijë të tillë nuk marrin atë që meritojnë nga shoqëria jonë. Shoqëria shqiptare është injorante përpara rasteve të tilla dhe mjekësia shqiptare është totalisht e paaftë. Shumë familje shkatërrohen ekonomikisht në raste të tilla dhe akoma më shumë psikologjikisht.
Sot, në mënyrë të përulur përpara çdo shqiptari në Shqipëri apo diasporë, në emër të nënës së Edionit, ju kërkoj ndihmë për këtë rast i cili nuk është i panjohur. Mediat kanë folur dhe trajtuar këtë rast, por ka mbetur thjesht si tregim historie. Ajo nënë ka nevojë për ndihmë.
Do t’iu lutesha përzemërsisht që të paktën në një moment të viheni në vendin e asaj nëne e cila që me lindjen e Edionit jeton në shërbim të tij. Edioni rrezikon jetën nga kjo mospërfillje që i bëhet si refugjat dhe si shtetas shqiptar.
Prandaj, për çdo ndihmë që mund të jepni për këtë rast. Ju lutem të kontaktoni nënën e tij në fb ku i kam bërë tag dhe nëpërmejt Whats up në numrin: 0046 72 835 53 52.
Bashkë ne mund ta shpëtojmë Edionin ose ta vrasim me indiferencë!
Please follow and like us: