Albspirit

Media/News/Publishing

Kompozimi i Thoma Simakut ‘Moj e Bukura Moré’, në Kongresin Europian të Klarinetistëve në Hollandë

 

 

Motivi i këngës aq të dashur Arbëreshe ‘Moj e Bukura Moré’ është burimi i kompozimit të Thoma Simakut, i cili e ka përshtatur për versione të ndryshme intrumentale dhe vokale. Kjo pjesë ka tërhequr vëmendjen e muzikantëve të rinj në disa vende europiane.

Këto ditë, versioni për klarinetë dhe piano u ekzektua në Kongresin Europian të Klarinetistëve që po mbahet ne Tilburg të Hollandës, bën të ditur klarinetistja e njohurangleze Sarah Watts, e cila e ka interpretuar këtë pjesë në disa koncerte, në Angli e deri në Kinë.

I njëjti kompozim, në versionin për oboe dhe piano, u ekzekutua më 14 nëntor2023 në SHBA, University of Idaho School of Music, nga Teodora Pejašinovič dhe Eneida Larti.

Siç shkruan kompozitori, “Ngrohtësia e melodisë i përshtatet çdo instrumenti – shoqërimi i pianos ofron një ‘kostum’ modern për këtë melodi antike”!

https://www.uymp.co.uk/composers/thomas-simaku/

Please follow and like us: