Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Jam atje ku je ti

 

Eja kur të dalë dielli,

eja kur të çelë trëndafili,

eja kur hëna është e plotë.

 

Mos shko pas përqafimit të mbrëmë,

mos dëshiro të qëndrosh më shumë,

se jam atje ku je ti.

 

Vjen sa herë buzëqesh hëna,

shkon sa herë agon mëngjesi.

Lulëzim buzët e tua,

udhëtim resh vështrimi yt i menduar.

 

Hapi yt,

si kalorësi që ndjek kalin në nisje,

Kthimi yt,

mot që nuk ngryset.

 

Më merr në krahë pa faj se të dua,

por sa më do,

është shkruar në murin e kohës,

me lule jargavani e vesë ëndrrash.

 

Shkrim i gjallë,

jeton në ditë e netë të pafundme.

Please follow and like us: