Sejmen Gjokoli: KUVËNDI MBAROI, TË SHOHIM MË PAS…
-Një urim për Kryetarin e ri, Z. Agim Çiraku dhe një refleksion i shkurtër rreth Kuvendit të VII të Shoqatës “Labëria”.
U mbyll në një shurdhëri të plotë Kuvendi i VII i Shoqatës Kombëtare “Labëria”, mbajtur në datat 16 e 17 Dhjetor në Tepelenë.
Në fakt është i vetmi Kuvend i kësaj shoqate që u parapri nga një fushatë e vuvët, fare e pa shpallur, vetëm 3 apo 4 ditë përpara mbledhjes u publikua në gazetën “Labëria”.
Ndryshe, shumë më ndryshe nga cili do kuvend tjetër në të cilët shumë kohë përpara datës së mbledhjes shpallej jo vetëm data por, kryesorja, axhenda e fushatës, grafiku i mbledhjeve zgjedhore për degët e nëndeget, të deleguarit e forumit etj.
Këtë radhë krejt tjetër, pa asgjë nga këto detyrime, në fshehtësi të plotë, gati si në ilegalitet.
Në mbledhjet e zgjedhjes së delegatëve as një njoftim për antarësinë, (përjashto rrethin e ngushtë të kryetarit), madje as antarë të K P D, njoftuar…
Në Vlorë kështu ndodhi ndërkohë që nuk do doja të ketë ndodhur edhe në të tjerat degë kështu.
Megjithatë Kuvendi u mblodh, filloi dhe mbaroi.
Për mua edhe kështu arriti të realizojë një gjë të madhe e të dëshiruar nga shumë e shumë aktivistë të Labërisë, në shoqatë apo jashtë saj.
Kuvendi i VII i Shoqatës “Labëria”, ç’kuli nga rrënjët të eturin për ta ndarë me këtë pozicion vdekja (larg qoftë), mjafton të kujtojmë se po për këtë arësye në Kuvendin e VI, në Vlorë, rreth pesë vite më parë ndroi Statutin duke hedhur në erë Nenin për kufizimin e Mandateve dhe, kryesorja, votoi thuajse i plotë për të patur në krye një emër të mirënjohur, djalin e Lumit të Vlorës e Labërisë, Agim Çiraku.
Duke e uruar sinqerisht Kryetarin e ri, jo thjesht e vetëm në emrin tim, disa propozime dua t’ja adresoj publikisht:
1. Në mundësinë më të parë, qoftë edhe përmes një Kuvendi të jashtëzakonshëm, shoqata duhet të abrogojë Nenin e futur përdhunshëm në Kuvendin e VI ku për Kryetarin e Përgjithshëm u hoq nga Statuti kufizimi i mandatit duke e lënë atë pa kufizim.
Shoqatës duhet ti hiqet me çdo kusht statusi Monist duke e kthyer përsëri në Demokraci përmes Rotacionit.
2. Shoqata të kthehet në misionin e saj të Krijimit duke e çliruar nga ngarkesa që dalin përtej objektit të saj në përpjekje për të zvëndësuar struktura e institucione të mirëfillta shkencore apo shtetërore duke e futur dashje-pa dashje në ndasi e pëçarje mes vedi.
3. Shoqata ti kthehet në sa më shpejt antarësisë duke e xhveshur nga megallomania dhe qasja apo njësimi me njerëz të superstrukturës e ca më tepër me drejtues institucionesh të administratës së lartë me të cilët çdo lloj shoqate, në çdo kohë e qeverisje, është përballë apo në opozicion.
4. Shoqata t’u kthehet vlerave të vërteta në respekt të Labërisë duke konsideruar përpjekjet e themeluesve në kohët më të vështira për krahinën e për vendin përtej çdo interesi vetjak të drejtuesve të ç’farë do niveli nga ku këta të fundit ta konsiderojnë vehten si Misionarë e jo si ag(o)allarë.
5. Shoqata duhet të lobojë e përgatisë dokumentacionin që Krahina e Labërisë ti akordohet sa më shpejt nga Presidenti i Republikës Titulli “Nderi i Kombit”.
Na duhet nderimi i Labërisë që të ndjejmë pastaj nderimin për Shoqatën e saj.
6. Mbase ka ardhur koha që shoqata të përgatis dokumentacionin dhe të lobojë në institucionet shtetërore që Dukuria shpirtërore e Labërisë, KËNGA LABE, të shpallet e më vetshme nga UNESCO jo vetëm pasuri e saj por edhe “Kryevepër e Trashëgimisë Shpirtërore të Njerëzimit”.
7. Në fokus të punës të shoqatës dhe në vizionin e saj të ri të mund të vendosen kontaktet institucionale dhe të bëhen punët e duhura me Degët e shoqatës në emigracion të cilat jo pak janë neglizhuar e keqtrajtuar në vitet e shkuara.
8. Anëtarët e Forumit të Shoqatës (nënkryetarët + sekretar i përgjithëshëm) të zgjidhen përtej votës së Këshillit të përgjithshëm i dalë nga votimi i delegatëve me problematika përfaqësimi.
Gjithashtu të vendosen ekulibrat e duhura mes zonave të Krahinës së Madhe të cilës në asnjë kohë dhe në asnjë cep të saj nuk i kanë munguar e as i mungojnë bijat e bijtë e devotshëm.
Së fundi:
Me Agim Çirakun në krye, kam besim se do të ndodhin ndryshimet që duhen në mënyrë që Shoqata të marri shkëlqimin e saj të vërtetë e pa retushe e tam-tame megallomanësh në mënyrë që vlerësimi “Nderi i Kombit” që ajo mban të jetë si “Hajmali” për Labërinë e jo për drejtuesit e saj, cilët do ata qofshin.
Please follow and like us: