Kur jetojmë në hap me pasionet e shpirtit tonë
“Nuk predikohet askund sekreti se si të jetohet jeta në mënyrën më të mirë të mundshme apo si të zbatohet mendimi pozitiv. Kështu njeriu, sikurse bateria, konsumohet dhe harxhohet, deri në djegie (burn out). Nuk gjen mbushës për baterinë e quajtur Njeri”, Dr. Vlora Obertinca.
Thuhet se kjo jetë u takon njerëzve të guximshëm dhe jo qyqarëve, ose thënë ndryshe, kjo jetë u takon njerëzve të guximshëm, që e kuptojnë se kanë vetëm një jetë për të jetuar në formë fizike, sepse ne jemi qenie shpirtërore që jetojmë në trupin e njeriut dhe në këtë trup, në këtë kohë, në këtë moment, nuk kthehemi më dhe, kur ikim nga kjo jetë, marrim me vete vetëm ato kujtime që janë më të bukura, që realisht janë kujtime që i kemi përjetuar, kur e kemi dëgjuar thirrjen e shpirtit, që të jetojmë në hap me pasionet e shpirtit tonë, momente që mund t’i numërojmë me gishta, sa të pakta janë ato. Me këtë na le të kuptojmë sa shumë e kemi dënuar shpirtin tonë dhe sa pak kemi jetuar, sepse nuk kemi jetuar në harmoni me kërkesat e shpirtit tonë, por me kërkesat e egos.
Fragment i shkëputur nga libri “Vera e shpirtit” të Vlora Obertincës.