PËRFAQËSUES NGA UNIVERSITETI COTTBUS MIRËPRITEN NGA STAFI I KOLEGJIT AAB
20 Dhjetor 2023
Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në Kolegjin AAB, Venera Llunji, e shoqëruar nga dekani i Fakultetit Juridik, Mentor Lecaj, profesori Naim Ukaj dhe zyrtarja për Zhvillim të Projekteve, Qëndresa Kukaj, kanë mirëpritur në një takim pune përfaqësuesit nga Universiteti Cottbus në Gjermani.
Në këtë takim nga Universiteti Cottbus morën pjesë profesori Jochen Lutz dhe bashkëpunëtorë të tij. Bisedimet u fokusuan në nisjen e një projekti të rëndësishëm përmes Erasmus+ në lidhje me programin në nivel të studimeve master, në fushën e forenzikës dhe studimeve në kriminologji dhe kriminalistikë.
Për këtë janë diskutuar në mënyrë të hollësishme të gjitha mundësitë në përgatitjen e projektit në fjalë, që do ishin në interes të palëve të përfshira, në veçanti për studentët e Kolegjit AAB.
Takimi i radhës do të mbahet së shpejti me planifikim dhe përpilim të projektit në fjalë.
Përfaqësues nga Universiteti Cottbus mirëpriten nga stafi i Kolegjit AAB në një takim pune