Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Ngjyra të rreme

Aleksandri i madh
Intelekti, forca, pushteti – shpesh të përçarë – vetëm në një periudhë të historisë u bënë bashkë.  Dija greke, forca ilire dhe pushteti romak u bënë baza e perandorisë që la gjurmë në qytetërimin e sotëm. Popujt e rajonit kanë një pamje, janë e njëjta racë. Grekët, ilirët, romakët nuk ishin “të zinj” në kuptimin modern të fjalës. Por nuk ishin as të bardhë fare.
Sidoqoftë, fotografia flet sa një mijë fjalë – po të shihen disa busteve të rikrijuara. Shumica e perandorëve romakë ishin të bardhë. Po të krahasohen me grekë, italianë dhe shqiptarë të sotëm, ata duken njësoj.
Por nuk ishin domosdoshmërisht të gjithë të ngjyrës së bardhë si pikturat anglo-saksone të Etërve Themelues të Shteteve të Bashkuara. Disa prej tyre, me të vërtetë, kishin një çehre më të errët, por të gjithë ishin “të bardhë”, të paktën sipas standardeve moderne.
Për fat të keq, grekët nuk i pikturuan statujat e tyre, kështu që nuk mund të marrim modele 3D me ngjyra nga bustet greke,  siç mund të marrim nga bustet romake. Por kemi mozaikë grekë, ilirë dhe maqedonë (Aleksandri është një prej tyre).
Grekët dhe ilirët e lashtë edhe pse më të zeshkë se romakët, ishin “të bardhë” – nëse një gjë e tillë ekziston (shkencërisht, nuk ekziston asnjë). Dy njerëz nuk kanë të njëjtën ngjyrë të lëkurës dhe asnjë nuk mund të përshkruhet me saktësi si lëkurë “e bardhë” – ngjyra në përgjithësi varion nga një e verdhë shumë e lehtë ose kafe – kaq e lehtë, sa është pothuajse e bardhë – në një kafe shumë të errët, sa është pothuajse e zezë. Askush nuk ka lëkurë vërtet “të bardhë”, as dikush nuk ka lëkurë që është me të vërtetë “e zezë”. Në fakt, lëkura e shumicës së të gjithëve do të përshkruhej si “e nxirë” ose “kafe”.
Duhet të theksohet, megjithatë; në lashtësi, raca nuk shihej si identifikuese, por përkundrazi kishte një kuptim të përgjithshëm të “grek/romakut” dhe “barbarit”. Shumica e amerikanëve sot (anglo-amerikanët, gjermano-amerikanët, franko-kanadezët, portugezo-amerikanët, spanjo-amerikanët, shqiptaro-amerikanët, ruso-amerikanët, skocezo-amerikanët, etj.) do të konsideroheshin “barbarë” në lashtësi.
Please follow and like us: