Albspirit

Media/News/Publishing

Projekt i ri për Pazarin e Gjirokastrës, puna nis në vjeshtë

GJIROKASTER2Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka shqyrtuar dhe miratuar projekt zbatimin për restaurimin e Pazarit të Gjirokastrës.

Me financim të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit AADF,dhe në bashkëpunim me Instituti i Monumenteve të Kulturës, ekspertet arkitektë të Dea Studio mbyllën punën e vështirë disamujore për studimin, analizimin dhe projektimin e restaurimit të Pazarit.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila thotë se vjeshta do të jetë stinë pune dhe kantieri në qytetin e gurtë që nuk do ta lëmë të bjerë, pasi i ka rezistuar luftrave, kohës dhe batërdisë njerëzore të 25 viteve të fundit.13731625_1801002753445559_3384637108270392797_n

“Gjirokastra dhe gjirokastritët meritojnë më shumë dhe miqtë e bashkepunëtorët nuk mungojnë”, deklaron Kumbaro.

Vetëm pak ditë më parë “Koncert në gur”, mblodhi gjirokastritët dhe turistë të shumtë në Qafën e Pazarit dhe në Kala për të shenjuar 11-vjetorin e hyrjes së qytetit të gurtë në UNESCO.

Si në rastin e Festivalit Folklorik dhe në të gjitha ngjarjet kulturore që organizojmë në skenën e hapur të perlës së Jugut, Gjirokastra tregon jo vetëm shpirtin e gjallë por edhe mundësinë e jashtëzakonshme për të turizëm dhe zhvillim.

13731702_1801000796779088_3379998619535890968_nKëtë theksoi edhe ministrja Mirela Kumbaro në takimin me mediat ku tregoi gjithashtu për projektet dhe investimet që nisin në vjeshtë në Gjirokastër për restaurimin e Pazarit.

Please follow and like us: