Zhvillimet e tre ngjarjeve të fundit në Serbi pra
1) rikthimi i sherbimit ushtarak me rekrutimin i rinisë serbe për gjoja mbrojtje të kufijve ndërkohë që nuk ka ngakush të kërcënohet por më tepër një ringjallje e ushtrisë millovishiane me ndjenja megalomane nacionaliste
2) mos lejimi i ministrit kosovar Svelça të vizitojë shqiptarët e Preshevës (në këtë rast Kosova duhet të ndjek vetëm politikën e reciprocitetit), si dhe
3) dhunimi dhe helmimi i liderit të partisë republikane serbe për shkak se vajti e vizitoi varrin e herot legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij duke pranuar më në fund publikisht genocidin serb ndaj Kosovës dhe duke kërkuar falje po tregojnë qartë se shteti i saj është një plagjiaturë e shtetit mëmë, Rusisë.
Kjo është prova më e madhe për Bashkimi Europian se Serbia nuk është gjë tjetër veçse një Rusi e vogël me fuqi baruti në Ballkan e cila përbën rrezikun më të madh jo vetëm për destabiltetin e rajonit por edhe për Europën në tërësi.
Ashtu si në Rusi ku siguria e çdo qytetari rus vihet në rrezik me anë të mekanizmave të KGB-së nëse i del kundër regjimit të Putinit të vret, e njëjta gjë ndodh në Serbi nëse një qytetar serb pronon realitetin ndaj Kosovës jeta e tij është në rrezik nga mekanizmat e shërbimit të saj sekret që po tregojnë qartë se shteti është i kapur nga bandat qeverisëse dhe grupe të caktuara të errëta që kontrollojnë ligjet e vendit dhe mospërfillës të ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Prandaj tani është koha nga ana Bashkimit Europian për të dalë në mbrotje të Kosovës (që për çudi i ka vën sanksione ) dhe për të vepruar ndaj Serbisë jo vetëm për ta dënuar, por edhe për t’i treguar forcën e saj se çdo veprim i saj kundër Kosovës do marrë përgjigjen e menjëhershme të ndërhyrjes së forcave të NATO-s si e vetmja garanci në mbrojtjen e kufinjve dhe të integritetit të Kosovës. Kosova është një shtet ligjitim e cila që nga pavarësia e saj e ka treguar orientimin e saj drejt perëndimit me ndërtimin e konsoludimin e instucioneve të saj demokratike që është e vetmja rrugë që garanton të drejtën e të gjithë shtetasve të saj për të jetuar në paqe e harmoni ndër etnike. Kosova nuk duhet aspak të negociojë me palën serbe derisa kjo e fundit të kërkojë falje, që nga politikanët deri tek qytetari i fundit i saj ashtu siq e mori guximin lideri republikan serb, Nikola Sanduloviç, që ndjeu përgjegjësinë jo vetëm si politikan, por si qytetar i thjeshtë që jeton me njollën e zezë të parardhësve të tij dhe të ithtarëve të tyre me mbeturina nacionaliste.
Please follow and like us: