Gane Ahmeti: Kompromis i jetës
Do të doja të bëja një kompromis me jetën,
sepse vetëm ashtu do isha e lumtur,
vetëm ashtu do dija si do të bëja jetën të ndryshonte,
ndoshta njerëzit nuk vlerësojnë sa duhet,
Ndoshta bota të sheh ndryshe;
Ndoshta jeta kishte vlerë më shumë;
Ndoshta kompromisi do të më ndimonte;
Ndoshta dita do të bëhej Paqe;
Ndoshta nata do të bëhej qetësi;
E mëngjeset do të bëheshin dritë,
që të shohim paqen e qetësinë e shpirtit,
që do të kishte buruar nga një kompromis me jetën…
Please follow and like us: