Albspirit

Media/News/Publishing

Izet Shehu: HAPMANI RRUGËN!

 

Hapmani rrugën të shkoj para,

Mos më gjuani me shigjetë!

As një mizë në jetë s’vrava,

Dhe pse s’vrava, s’jam i shenjt.

 

Mos më vini në rrugë prita,

Si dikur në rini!

Shtëpia ku unë u rrita,

Më bekoi të jem njeri.

 

Hapmani rrugën të paudhë,

Mos i lini shpirtit mbetje!

Dhe mos gjuani më me gurë,

Se në fund na pret një vdekje.

***

Vërtet qenkam shpirt njeriu,

Butësia paska kufi,

Kur më prek në nder ariu,

Kurrë s’e puth putrën e tij.

 

Kurrë s’ia kthej faqen tjetër,

S’po u them ndonjë çudi:

Më ngacmon instikt i vjetër

Nuk jam shenjt, jam njeri.

Please follow and like us: